• |
ide | kryesore

Brexit/ 750.000 qytetarë europianë kërkojnë rezidencë të përhershme në Britani

Planet



Qeveria britanike ka marrë më shumë se 750.000 kërkesa për marrjen e statusit të rezidentit të përhershëm nga qytetarë evropiane, të cilët janë zhvendosur për të punuar dhe për të jetuar në Britaninë e Madhe. Në krye të listës qendrojnë shtetasit polakë, të cilët kanë depozituar mbi 100.000 kërkesa. Klasifikimi vijon me rumunët dhe italianët që kanë dorëzuar respektivisht 90.000 dhe 70.000 kërkesa.

Rreth 3,8 milionë shtetas nga vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe. Statusi i rezidentit të përhershëm, u garanton këtyre shtetasve të drejtën e punësimit apo të përfitimit të sigurimeve shoqërore, deri në çanëtarësimin e vendit nga Unioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *