• |
ide | kryesore

Fshehu dënimin për vjedhje, dënohet me 9 muaj burg ish-gjyqtari Thanza

Arkiva



Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, është dënuar me 9 muaj burg, për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. Thanza da ta shlyejë dënimin të konvertohet në 18 muaj shërbim prove.

Ish-gjyqtari deklaroi  para togave të zeza  se është i pafajshëm, duke hedhur poshtë fshehjen e dënimit prej 40 ditësh burgim për vjedhjen e një supermarketi në Itali. Sipas palës mbrojtjes së ish-gjyqtarit, në ngarkim të 50-vjeçarit nuk ka patur asnjë dënim penal nga drejtësia italiane, por bëhet fjalë për një sanksion të dhënë me marrëveshje për një vepër të pakryer.

“Nuk e kam falsifikuar formularin e dekriminalizimit, nuk kam fshehur asnjë dënim. Nuk kam asnjë dënim penal nga Italia, por një sanksion të dhënë me marrëveshje për një vepër që s’e kam kryer.”- u shpreh Thanza duke i drejtuar trupit gjykues kërkesën për merrjen e një vendimi të pandikuar nga procesi i vetting-ut.

Dy javë më parë, Prokuroria e Tiranës dha pretencën prej 1 viti e 6 muajsh burg për ish-gjyqtarin e karrierës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *