• |
ide | kryesore

Koalicioni i SHBA-ve kundër ISIS-it: 1,300 civilë të vrarë nga sulmet ajrore

Planet



Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupimit militant të Shtetit Islamik “ISIS”, ka deklaruar se prej 34,502 sulmeve ajrore të kryera gjatë 5 vjetëve të fundit, janë vrarë mbi 1,300 civilë të pafajshëm në Irak dhe në Siri.

Ndërhyrja ushtarake është ndërmarrë pasi grupi xhihadist mori nën kontroll territore të mëdha në Siri dhe në Irak, duke sunduar brutalisht mbi miliona njerëz. Megjithatë, koalicioni bëri me dije se ka nisur një analizë mbi 11 raste të mundshme me viktima civile.

Sipas të dhënave të përpiluara nga aktivistë të organizatës “Amnesty International” dhe monitorues të grupit “Airëars”, sulmet e koalicionit kanë vrarë mbi 1,600 civilë gjatë fushatës pesëmujore në vitin 2017 për rrëzimin e Shtetit Islamik vetëm në qytetin e Rakës, kryeqytetit de facto të “kalifatit” të vetëshpallur të xhihadisitëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *