• |
ide | kryesore

Kombëtarja dhuron buzëqeshje: kuqezinjtë, dhurata në Shtëpinë e Fëmijës

Sport



Një buzëqeshje, ndoshta mund të jetë shumë pak, por ndonjëherë vlen aq sa për të ndjerë lumturinë, edhe kur duket se bota ka qenë e ashpër që në fillim, e kur ti ndihesh krejtësisht i pafaj për këtë. Pikërisht për të dhuruar një buzëqeshje, për ti bërë të harrojnë vështirësitë e për ti bërë të ndihen të dashur futbollistët e kombëtares me teknikun Edy Reja i kanë bërë një surprizë të bukur të vegjëlve të shtëpisë së fëmijës në Durrës.

Gëzimi dhe emocionet në sytë e vogëlushëve ka qenë cmimi më i madh për kuqezinjtë, që kanë kaluar momente të bukura pranë tyre, duke folur, qeshur e duke shpërndarë dhurata… “Është një ndjesi e bukur që të jepet mundësia ti gëzosh fëmijët – tha Mërgim Mavraj – është e bukur për ta por edhe për ne. Në këtë jetë me shumë vështirësi, është bukur ti tregosh fëmijëve edhe emocione të bukura”.

Futbolli është i bukur edhe për këtë… jep emocione edhe jashtë fushës së lojës. Këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje, të ndihen të rrethuar me dashuri e përkujdesje e kur këtë e bëjnë ata që janë idhujt e tu, është edhe më e bukur….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *