• |
ide | kryesore

Kuba legalizon Wi-Fi për përdorim personal

Planet



Kuba do të lejojë që këtej e tutje përdorimin e lidhjes private të internetit Wi-Fi, si edhe importin e pajisjeve përkatëse, duke hequr kështu bllokadën më të  ashpër në botë ndaj aksesit të internetit.

Me këtë ndryshim të shumëpritur ligjor, kubanët do të kenë mundësinë të heqin dorë nga lidhja e linjave të paligjshme të internetit dhe nga kontrabandimi i pajimeve tejçuese të valëve. Kompanitë private do të kenë autorizimin për të ofruar shërbime interneti për klientët e tyre, që përbën një risi për Kubën në fushën e biznesit të “Internet-kafeve”.

Megjithatë, edhe pse rregullorja e re u lejon qytetarëve të kenë një lidhje individuale interneti, qeveria parashikon të vazhdojë të ushtrojë kontroll të plotë ndaj përmbajtjes së historikut të “lundrimit” në faqet e kërkimit.

Kompania Eteks, që zotëron monopolin e telekomunikacionit, do të mbetet ofruesi i vetëm i shërbimeve të internetit në ishull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *