• |
ide | kryesore

Lady Gaga, dyshime për rikthim me ish të fejuarin

Paparazzi, Slider



Tre muaj më parë Lady Gaga i dha fund në mënyrë të papritur lidhjes së saj të dashurisë me Christian Carino.

Ata nuk kishin shumë kohë që ishin fejuar, ndaj askush nuk e priste që romanca e tyre të përfundonte kaq shpejt.Por së fundmi kanë nisur dyshime për një rikthim mes tyre për shkak të disa mesazheve misterioze të Christian Carino-s në rrjete sociale. 51-vjeçari publikoi në ‘Instagram’ një shprehje në të cilën shkruhej: “Kur ajo është rreth meje ndodhin mrekulli”.

Edhe ditën e djeshme ai publikoi një foto me mesazh të fshehtë. Carino postoi fotografinë e një celulari në ngjyrë rozë me fjalët: “Thuaji asaj që e do”. Ish-partneri i këngëtares nuk tregoi se kujt i adresoheshin këto mesazhe, prandaj dyshimet kanë qenë të shumta. Një pjesë besojnë se ja ka dedikuar Lady Gaga-s, ndërsa të tjerë mendojnë se ai mund të jetë hedhur në krahët e një dashurie të re. Megjithatë është e vështirë që këngëtarja të rikthehet sërish me Christian, sepse ajo ishte e para që i dha fund lidhjes së tyre. Pas ndarjes burime pranë çiftit treguan për “Us Weekly” se Christian ishte shumë xheloz dhe nuk e trajtonte mirë artisten e njohur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *