• |
ide | kryesore

Ndizen tensionet SHBA-Turqi, Erdogan nuk tërhiqet nga marrëveshja e sistemin raketor me Rusinë

Planet



Ndihmës-sekretarja amerikane e mbrojtjes, Kathryn Wheelbarger, ka paralajmëruar Turqinë për pasojat e blerjes së një sistemi të mbrojtjes raketore nga Rusia. Zyrtarja e lartë e Pentagonit tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga ana e Turqisë, do të kishte një efekt që e cilësoi si shkatërrues për raportet e saj me aleatët e tjerë të Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO).

“Përfundimi i këtij transaksioni do të ishte shkatërrues, jo vetëm për programin F-35, në të cilin Perëndimi ka integruar aftësinë ajrore të modernizuar të saj, por kjo do të mund të shkëpuste ndërveprimin turk me NATO-n, një aspekt kyç i mbrojtjes së aleancës.”- tha Wheelbarger gjatë një deklarate për mediat në Këshillin Atlantik në Uashington.

Turqia, si anëtare e NATO-s, po asiston në prodhimin e avionit luftarak amerikan për përdorim nga ushtarët e aleancës. Por, marrëveshja për blerjen e raketave me Rusinë, i ka shtyrë zyrtarët e SHBA-së të kërcënojnë kompanitë turke me eliminimin nga puna e prodhimit që lidhet me programin e avionëve F-35. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka refuzuar të anulojë blerjen e raketave që e ka konsideruar si një marrëveshje të kryer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *