• |
ide | kryesore

Nesër ‘Dita pa Makina’, këto janë segmentet ku kufizohet qarkullimi

Lajme, Të fundit

Nesër më 1 qershor, Bashkia ka vendosur të rikthejë “Ditën pa Makina” dhe për pasojë shumë rrugë do të bllokohen.


Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datë 01.06.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 01.06.2019 ora 00:00 deri në datën 02.06.2019 ora 00:00.


Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.
Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.
Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “ëilson”, ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe St. Trenit.
Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.
Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.
Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.
Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.
Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.
Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.
Mbas orës 17:00 të datës 1 Qershor linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

“Dita pa Makina” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu