• |
ide | kryesore

Nuk ndalen kullat në Tiranë, Erion Veliaj pesëfishon sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi

Lajme, Të fundit

Ndërtimi në Tiranë pritet të vazhdojë me vrull. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Ndonëse në raport me tremujorin e fundit 2018, kur numri i lejeve ishte 120, kemi rënie, në sipërfaqe vijon që të mbetet rekord, për shkak të miratimit të ndërtesave të larta. Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në tremujorin e parë të këtij viti në kryeqytet ishte gati 480 mijë metra katrorw (5% rritje në raport me tremujorin e fundit 2018), duke arritur një nivel rekord, që pas vitit 2013. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi pothuajse pesëfishim të sipërfaqes së lejeve të dhëna për ndërtim (shiko grafikun).


Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë, sipas INSTAT, ishte gati 18 miliardë lekë (141 milionë euro) në tremujorin e parë, nga 14.3 mld lekë në tremujorin e fundit 2018 (rritje 22%) dhe 3.3 mld lekë në T I 2018.

Dy vitet e fundit, lejet e ndërtimit kanë shënuar rritje të dukshme në kryeqytet. Për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Vetëm në tremujorin e katërt janë dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 456 mijë metra katrorësh, ose 70% e sipërfaqes së dhënë gjithsej në vend për leje ndërtimi për këtë periudhë. Ritmi i lartë i tremujorit të katërt 2018 vijoi dhe në janar-mars të këtij viti.

Numri i lartë i lejeve bëri që Bashkia e Tiranës të arkëtonte të ardhura rekord nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që arritën në 5.5 miliardë lekë, ose rreth 44 milionë euro në 2018-n, duke shënuar një nivel rekord dhe duke përbërë 42% të të ardhurave totale që Bashkia mbledh nga taksat e tarifat e veta. Bashkia ka arkëtuar nga dhënia e lejeve për ndërtime gati 60% më shumë sesa kishte planifikuar në fillim, teksa në buxhetin fillestar ishte planifikuar që të mblidhte 3.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Në projektbuxhetet e Bashkisë parashikohet që të ardhurat nga kjo taksë të vijojnë të mbeten në nivele të larta.

Lejet në vend

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në tremujorin e parë 2018, duke shënuar rritje prej 10,9%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2019, është rreth 581.236 m², nga rreth 200.944 m², miratuar në tremujorin e parë 2018, duke shënuar rritje me rreth 2,9 herë.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e parë 2019, është 25,2 miliardë lekë, nga 10,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2018. Ky tregues në tremujorin e parë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u rrit me rreth 2,5 herë. /Monitor

19 Comments

  1. Asnje koment,per kete ceshtje,kaq te rendesishme.Ku jane komentuesit e abonuar I pa emer,Mira kazani me shoke e shoqe te rilindjes?Apo ky nuk eshte ne programin e komenteve,per te cilat paguhen.Njerez -robote-pa dinjitet dhe pa personalitet.

  2. Erjon more mistrec i mistrecerve ku je more imoral, i pa ftyre, mashtrues ,G 99, homo, ik se po te zuri huri te hy dhe s te del me.

  3. po u mbolli edhe na byth te pa emrit,,beso,gr,laraska,maloku pem frroku e ndoku,doshi e roshi si rama nuk bej ze se paguhen per bythqirje me pem e pallate.

  4. Degjoni: Une nuk e kam votuar dhe nuk jam pro Velise. Une nuk ja honeps dot stilin e sperdredhjes para kamerave. Une nuk e besoj as gjysmen e atyre qe thote. Por ama Une u beoj syve dhe shqisave te mia. Une shikoj qe ky pavarsisht si etiketohet, eshte ne pergjithsi nje tip i shpifur, POR ama ka bere pune. A ka vjedhur, besoj se po, si te gjithe paraardhesit e tij, POR ama ka bere pune. Nuk me intereson mua dhe sme duhet fare stili i ngerdheshjes qe perdor. As modeli i flokeve apo ngjyra e dhembeve. Mua me duhet puna dhe ky ka punuar me shume dhe me mire nga te gjithe ata qe kane qene para tij. Kjo duhet tu intersoje njerezve pavarsisht kahut politik ku perkasin.

    1. Tamam rilindas, duan ta mbulojne mutin me shurre..Ku e ke pare punen ti: ne shkallmimin e trotuareve per ti rrethuar njerezit me hekura te panevojshem, ne ndertimin e kanaleve fallso te ujesjellesit qe shkaterruar impiantet e meparshme, ne shqyerjen e planimetrise dhe zonave te gjelberta te Tiranes…ku e shikon ti mer…

  5. Ky pedofil e genjeshtar patetik u betua e u sterbetua se do te kishte 0 ndertime , ndersa sot e mbushi tiranen me gradaçela te panevojshme duke i marre frymen tiranes . Me ç’leke behen keto ndertime dhe mbi te gjitha kush eshte ai idiot qe i blene keto ? Mjafton qe prokuroria te beje nje investigim dhe do kuptoje se pothuajse asnje bleres nuk mund ta justifikoje blerjen . Pothuajse te gjitha keto ndertime po behen me leket e droges dhe ky palaço kerkon te perfitoje ne maximum dhe ne nje kohe sa me te shpejte se ja ka ni byfa lageshtiren .
    Dhe te imagjinosh qe ky genjeshtar patetik perflitet si pasardhesi i te gjatit te bene qe te beshe harakiri sepse edhe per 50 vjet ky vend nuk ka premisa qe te behet . Tironas mos votoni me ndyresira te tilla , ky eshte turpi i tirones dhe mbi te gjitha eshte turpi i Tironsve . Ky moster vendin e tij e ka tek 313 dhe çelsat duhet tja hedhesh tek kanali i Marianes ( qe ndodhet ne Paqesor dhe eshte 11 kilometra i thelle) . Me pak fjale ky meriton burg te perjetshem per demet e pallogariteshme qe po i sjell ketij vendi . Tironsa , votoni nje hajvan çfardo por kurre kete simbolin e genjeshtres dhe te se keqes .

  6. Njeriu ndjehet i shokuar se si nje qenije humane ne dukje, i ben temena nje bastardi si puna e ketij erion Velise !Nena te dyte nuk per nga maskaralleku,ne top liste nuk ben me !Vjedh,pafund,sot lulishte,neser pallat,sot palma, neser pishe 6500 euro !Sot shtepi,neser leje per pallat bandes se rilindjes,sot shtepi neser i pastrehe !!!!Dhe akoma ka frymore qe e mbrojne kete hajdut,pervers,mashtrues e vrases !!!!?!?!?!?!?Pse o njerez me vese,pse ?Po nga i merr leket qe vjedh Lugati,nga ?Mamaja me pi.. te qelbur ja beri ?!?!?!?Apo i jati qe nuk e di se cili eshte vertete ?!?!?!Pyeteni nese e ka njohur ndonjehere ?!Ju,edhe pse paguheni per te mbrojtur nje bandit,nje mutacion te humaneve,paçi mallkimin e Zotit te madh !

  7. Ky nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrues i rendomte province te cilin e votojne te ngjashmit e vet provinciale qe tani e quajne veten kryeqytetas.

  8. O popull po me taksat besoj jeni ne rregull se nu po shohim reagime.
    Po si mos punoje. Gjithe leku derdhet ne Tirane.
    Dy bypasse nuk bejne dot. Rruga per Elbasan 6 vjet 7 km si pelhura e Penelopes. Pa le te bente nje tjeter si ruga e KOMBIT keto vite.
    Lulishte e peme me gjithe ato leke pr palma qe u thane e pisha prej ari.

  9. Erion veliaj, i i konvertuar ne Evangjelist, rekrut i sorosit dhe klanit serbo sllan ne michigan. Pro gay, antishqiptare i terrbuar. Ky eshte i pari i Teheranes. Zgjohu tirana se do jua bej pjellen gay dhe lesbian. Lereni rakine me djathe e ullunj se u dhitet fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu