• |
ide | kryesore

Operacioni Shqipëri-Itali me disa të arrestuar, reagon policia

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të Italisë kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të cilët janë idetifikuar si përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni, ku arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në shtetin italian.

Siç njofton policia, në qytetin e Vlorës është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “arrest me burg”. Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest  shtëpie”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *