• |
ide | kryesore

Pas biografisë, Khloe Kardashian i shkruan ish-bashkëshortit

Paparazzi, Slider



Ish-basketbollisti i njohur dhe si ish-partneri i Khloe Kardashian, Lamar Odom ka publikuar së fundmi biografinë e tij “Darkness to Light”. Dhe sigurisht kohët e fundit ai ka folur shumë për martesën me Khloen. Dhe mund të themi se vetë ajo e ka lexuar librin e ish-bashkëshortit.

“Ajo më dërgoi një mesazh dje. Më foli për një nga historitë që kam treguar në libër ku ajo vjen në hotel dhe përleshet me një vajzë. Ajo më tha se nuk mendonte që e mbaja mend historinë.”- tregon Lamar për “The Jenny McCarthy Show”. Historia bën fjalë për një natë kur Khloe e kapi mat me një striptiste në hotel dhe menjëherë e sulmoi. Gjithashtu Lamar kujton dhe kohët kur nën efektin e drogës, e kërcënonte Khloen se do ta vriste: “Po mundohesh të më turpërosh në sy të shokëve? Do të vras! Ti nuk e di se çfarë jam i aftë të bëj!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *