• |
ide | kryesore

Pellegatti zbulon sa pranë Milan ishte Mourinho: “Tratativa dështoi për shkak të Campos”…

Sport



Joze Murinjo tek Milani ka qenë shumë më tepër se sa një sugjestion. Madje portugezi edhe ka pranuar, por me një kusht që solli refuzimin e kuqezinjve. Carlo Pellegatti, gazetari i Milan Channel, historikisht pranë klubit kuqezi, ka zbuluar prapaskenat e një tratative të sfumuar në harkun e dy ditëve.

Sipas Pellegatti dështimi i tratativës ka ardhur për një motiv: “Special One” dha gatishmërinë e tij me paktin për të marrë me vete Luis Campos.

Ivan Gazidis, në fakt, nuk e pranoi, sepse është i orientuar mbi një tjetër Drejtor Sportiv. “Të martën në mëngjes mora telefonatën e një miku, drejtues futbolli, që më thotë: “E di që ndoshta do të vij të punoje tek Milani? Por nuk vij vetëm, vij me Joze Mourinho!”. Ai ka punuar me Mourinho, ishte bashkëpunëtori i tij. Ndërsa telefonata e dytë e Campos konfirmoi prishjen e marrëveshjes: “Tymi i zi, kështjella është shembur”. E shkaku është “Jo” e Gazidis për Campos…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *