• |
ide | kryesore

Përgjimi: “Alo Niçe”/ Si u kap gafil Rama në Open (video)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Alibia e Edi Ramës, se nuk mund t’i vihet flaka Shqipërisë për një përgjim “Alo Niçe”, ka marrë të enjten në emisionin “Open” një përgjigje sa të qetë, po aq edhe asgjesuese. Nëse kryeministri mundohet ta relativizojë historinë e kapjes në përgjim të kryebashkiakut dhe shefit elektoral të qarkut të Durrësit me trafikantë droge që blejnë vota, atij i është bërë një pyetje fare e thjeshtë. Ndërsa Rama po thoshte se ajo qe një sallatë fjalësh, se përgjimi nuk të fajëson automatikisht, se ajo është vetëm një pikë uji në oqeanin e asaj dosje, Neritan Sejamini që kishte përballë, i ka bërë pyetjen më të thjeshtë të mundëshme:

“Po pranojmë se Dako nuk është i fajshëm. Po ju si kryeministër, moralisht, politikisht, shpirtërisht, europianisht, a ndjeni ndonjë përgjegjësi që një nga njerëzit tuaj të rëndësishëm ka miqësi dhe komunikon me trafikantë droge për të siguruar vota?” (video poshtë)

Po të shihet përgjigjja e Ramës (video lart) ajo është një dredhim i plotë nga pyetja. Ai nuk flet fare për kritere morale, por justifikohet duke thënë se mund të rastisë që gjatë fushatave zgjedhore edhe ai edhe çdo politikan të bjerë pre e njerëzve me rekorde kriminale, se ai nuk është i pajisur me dedektor kriminelësh me vete.

Megjithëse edhe ky standart është një imoralitet i madh, i papranueshem në çdo vend demokratik, përsëri kjo alibi nuk e nxjerr Ramën nga halli. Sepse ai thjesht gënjen me justifikimin se telefonatat qënkan bërë vetëm në kohë fushte.

Vetë Dako disa javë më parë, i ftuar po në studion e “Open” (video poshtë), i detyruar të përballet me përgjimet, tregoi se ka mbajtur një marrëdhënie konstatnte me Avdylajt dhe se përgjimet nisin që nga shkurti, kur zgjedhjet ishin në qershor.

Pra Rama mashtron kur flet thjesht për takime të rastësishme gjatë fushatës elektorale.

Nuk ka dyshim se Vangjush Dako, ashtu sikurse shkroi edhe një letër për lirimin e Lulzim Berishës nga burgu, ka mbajtur lidhje me banditët për llogari të partisë socialiste. Dhe se çfarë të çon te ky konkluzion ia tregoi shumë bukur të enjten në mbrëmje Neritan Sejamini (video poshtë), i cili dha një shembull të shkëlqyer se si mund të çarmatoset live, me urtësinë e logjikës dhe thjeshtësinë e fakteve, një politikan gënjeshtar.

©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Qe nga koha e Zogut km me te pa skrupullt me injoranjt me debil me hajdut, me hakmarres, me llapaqen dasht zoti si vje Shqiperis me??

  2. Rama ka kohe qe nuk ka as pretendime morale, as suksesi dhe as asgje tjeter. Ka vetem keto pretendime ne mbrojtje te tij: Saliu eshte malok , luli eshte artist qe fle gjate, Europa eshte raciste, drogen dhe kriminelet edhe nese i kam shumefishuar,nuk i kam shpikur une, une jam i afte te flase 30 dite vetem per tepsi dhe timon. Kaq mjafton per delet, pjesen tjeter e mbulon nicja. C’i duhet morali?

  3. Abdulajt jane nje hic. Dako (PS ne ate kohe e deri me tani) mori suportin e Hasanbellinjve, te cilet me pare suportionin PD. Ato jane Mafia e Durrsit. Per ato pyeteni xhuxhin dhe te gjatin.

  4. Projekti e shte I mire.

    Po ti kucke Koncesionar je perseri.

    Koncesionet I ke te ndyra. Amerika she Europa I ka bere rruget pa Koncesion dhe Jane shume me te mira.

    KOSOVA e ndertoi pa Koncesion autostrasen, she e ka shume te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *