• |
ide | kryesore

Prapaskenat e klipit të ri të Rita Ora-s (FOTO)

Paparazzi, Slider



Rita Ora, ka përgatitur hitin e saj të radhës për muajt e nxehtë të verës.

Ajo ka zbuluar në llogarinë e saj se për këtë projekt muzikor ka bashkëpunuar me DJ e famshëm gjerman, Tiesto dhe Jonas Blue. Ka qenë vetë 28-vjeçarja e cila ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, një foto nga momentet e xhirimeve të videoklipit, ku shihet krah balerinëve. Ajo çfarë bie tjetër në sy është ‘look-u’ i kuruar deri në detaje i Orës, i cili është komplimentuar shumë nga të gjithë adhuruesit e saj.

Në një sërë komentesh ai që ka pikasur ka qenë ai i mamasë së Ritës, Vera Ora. “Akullore”,- ka shkruar ajo në foton e publikuar, duke e treguar shkurt dhe saktë se sa i pëlqen pamja e vajzës së saj.Deri më tani nuk dihet ende data përfundimtare e lançimit të videoklipit, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë Rita.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *