• |
ide | kryesore

Rruga Milot-Balldren/ PD: Në garë kompania e ish-deputetit të PS, pastrim parash si te Unaza e Re

Lajme



Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me projektin e rrugës Milot-Balldren. Ish-deputetja, Jorida Tabaku, në një deklaratë për shtyp së bashku me drejtuesen e Departamentit Antikorrupsion në selinë blu, Lealba Pelinkun, kanë denoncuar koncensionin për ndërtimin e këtij aksi rrugor, që sipas tyre bazohet mbi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga kompania “ANK shpk”.

Sipas PD, kjo kompani është nën zotërimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Agim Kolës, ndërsa kompania tjetër që është pjesë e garës, nuk ka asnjë kapacitet. “Është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama bëhet fjalë për projektin 260 mln euro të rrugës prej 17 km të rrugës Milot-Balldren. Qytetarët dinë se do të paguajnë 16 mln euro për një kilometër, por vlera e saj mund të rritet duke e kthyer kontratën në një skemë korruptive. Afera është pothuajse e ngjashme si me Unazën e Re ku një km kushton 20 mln euro, ndryshimi është se këtu nuk u shpik një kompani me dokumente të falsifikuara ppr qeveria ia dha PPP me ofertë të pakëruar një komanie të vogël që është në pronësi të ish-deputetit të PS-së, Agim Kola.”- tha Tabaku.

Ish-deputetja iu referua buxhetit të vitit 2018, duke u shprehur se kostot e projektit tregojnë për një skemë korruptive, e cila lë hapësira që vlera të mund të rritet sërish. “Në buxhetin e vitit 2018 ky projekt u parashikua me 113 mln euro, më pas tenderi u hap me 50 mln euro më shumë, duke e çuar vlerën në 161 mln euro, duke lënë mundësi në dokumentet e tenderit që vlera të shkonte më shumë. Në kontratën e depozituar në Parlament vlera shkon në 216 mln euro dhe bashkë me TVSH do të kushtojë 265 mln euro, por kjo nuk është vlera përfundimtare. Vlera totale që Ministria e Financave ka llogaritur deri në vitin 2032 është në total 36 mld euro, p295 milion euro. Pra shteti ka lënë hapësirë deri në 295 mln euro për t’u paguar. Kjo rritje skandaloze do bëhet me një vendim Parlamenti. Kontrata lë hapësirë që vlera të ndryshojë sërish.”- deklaroi Tabaku.

Në mbyllje të deklaratës, ish-ligjvënësja demokrate i drejtoi Prokurorisë kërkesën për nisjen e hetimeve për projektin në fjalë, “pasi pasojat për këdo që firmosë do të jenë shumë të rënda”.

 



1 Comment

  1. Sa te ndyre jeni bere si pd ashtu doni te ndyni cdo gje ne kete vend,si ndyn cdo gje salihu srb ashtu ben dhe pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *