• |
ide | kryesore

Shansi i dytë për Trashin e Telushin: lista-Reja pëson ndryshime

Sport



Ishin prezent në fazën përgatitore, të përfshirë nga tekniku italian Edy Reja në listën provizore, por Lorenc Trashi e Bruno Telushi mund të kthehen në dispozicion të 73 vjecarit, pas ndryshime që do të pësojë seleksioni i teknikut.

Sipas asaj që konfirmon Federata Shqiptare e Futbollit, ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45. Egzon Binaku është dëmtuar, në ndeshjen e fundit të IFK Norrkoping në Suedi dhe nuk mund të bashkohet me kuqezinjtë. E njëjta situatë është edhe për mesfushorin Ledian Memushaj të Pescara. Vlonjati, i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal”, ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy kualifikueset.

Do të mungojë gjithashtu edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *