• |
ide | kryesore

Thaçi: Nëse BE vazhdon të na diskriminojë, do të shohim opsionin e bashkimit me Shqipërinë

Arkiva



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për “RTV Dukagjini”, u shpreh se nëse BE do të vazhdojë të diskriminojë Kosovën duke e mbajtur të izoluar, atëherë do të shihet mundësia e bashkimit me Shqipërinë nëpërmjet referendumeve në të dyja vendet.

“Unë shpresoj dhe besoj se kjo mund të ndodhe edhe në takimin e Berlinit. Nuk është mbyllur ndonjë ide, por as që është prezantuar ndonjë alternativë e re nga ndërkombëtarët. Ndërsa në anën tjetër, pas vonesave dhe diskriminimit që është duke i bërë Bashkimi Europian, apo shtetet anëtare të tij Kosovës, mendoj se padyshim ka ardhur koha që të mendojmë seriozisht për ndërmarrjen e hapave konkrete institucionale për një angazhim të të gjithëve, si të institucioneve, por edhe të qytetarëve, që nëse BE-ja vazhdon me këtë izolim dhe mbylljen e derës për Kosovën, për mosrespektim të arritjeve që kemi pasur deri më tani, atëherë realisht duhet të shkojmë drejt një formule të bashkimit kombëtar, qoftë përmes rezolutave në Kuvendet e të dyja vendeve tona, apo edhe përmes referendumit në Kosovë e Shqipëri, gjithmonë duke përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha Thaçi.



1 Comment

  1. Zti thaci perndimit per popullin shqiptar nuk intereson perndimi ka 3,4 vjet qe hyn e del thon te njejtat fjal per interesat e tyre ju si president dhe rama kufiri nuk duhe te egzistoi nuk jemi koreja e jugut apo everiut i thon fjalet e shumta jan fukarallek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *