• |
ide | kryesore

Tirana i përgjigjet Athinës: Pse nuk u lejua të kandidojë Fredi Bejleri në Himarë

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme greke shprehu dje shqetësimin e saj për respektimin e minoritetet grek në Shqipëri, duke iu referuar refuzimit të kandidaturës së Fredi Bejlerit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sot, erdhi reagimi i Ministrisë sonë të Jashtme, që shpreh “keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zmbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave”.

“Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon për një periudhë 10-vjeçare kandidimin e personave për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare. Lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim”, – lexohet në deklaratën e MPEJ-së.



4 Comments

  1. Benen si te merzitur greket kur ata I qijen e I cqijen buzkuqet tan me kico mustaqer spiro kolekes edvin kristaqer gjith on ne krye te vemje e mavi

  2. Benen si te merzitur greket kur ata I qijen e I cqijen buzkuqet tan me kico mustaqer spiro kolekes edvin kristaqer gjith on ne krye te vemje e mavi

  3. Keqardhje zotkoqe Bejleri,por mendoj se ti duhej te ishe se paku n’burg!
    Je n’jug,prandaj frym’merr pa frike!
    Per n’veri zotkoqe do t’ishe i harruar.Do te kishe edhe nji bust n’hale’ t’gomarve!!

  4. cudi pse e hoqen diten e fundit kete
    pse se hoqen me pare kur mund te zevendesohej
    kaq frike ka ripjellja se mos humbet ne himare
    kaq shume e ka qire muhabetin jorgoja rilindas i bere mahmut qe eshte kryekar bashkije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *