• |
ide | kryesore

VIDEO/ Drejtori i “Mercedes” del në pension, por shikoni urimin pikant të rivalëve të “BMW”

Syri i Lapsit

Pas dekadash në Mercedes dhe shef i kolosit gjerman nga viti 2006, Dieter Zetsche vendosi të dalë në pension, i zëvendësuar nga suedezi Olla Kallenius. Një lajm i rëndësishëm në botën industriale, që u përhap kudo në botë, dhe nuk mund të mos interesonte edhe rivalët e përjetshëm të BMW-së.

Këta të fundit menduan të uronin “kundërshtarin” e tyre tashmë në pension me një reklamë enkas, që ndërthur respektin për largimin e një figurë të madhe të industrisë gjermane me promovimin e brand-it të BMW. Në reklamën e BMW-së, imagjinohet dita e fundit e punës për Zetsche, që normalisht interpretohet nga një sozi. Rezultati u pëlqye nga të gjithë, ndoshta edhe nga vetë ish “bosi” i Mercedesit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu