• |
ide | kryesore

Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

1, Ide



Sa më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme.

Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit.

Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do ti përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme.

Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht e pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.

Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim i Shqipërisë së pas 30 qershorit.

Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme.

Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme.

Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu.

Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë.

Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtëësi, të zgjedhur me votat e njërës palë.

Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShISh-in.

Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrefuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreut të shtetit.

Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij.

Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa rryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh.

Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka praktikuar qoftë edhe njëherë dorëheqjen.

Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndëruar në autoporlant të saj.  

Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik.

I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i kariges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale?  

Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjeson të gjitha alibitë e ngrituara në fillim të këtij shkrimi.

Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident,i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale.

Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmbën kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Thonë se pa opozitën në parlament apo bashki, pushtetarët rrezikojnë të çmenden. Ashtu qoftë, pa të keqen e popullit! Përveç kësaj, popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktataor se sa ta flakë atë nga pushteti, pat thënë B. Disraeli. Sidoqoftë, një komb delesh, qeveriset e sundohet mizorisht nga një kope ujqërish derisa të zgjohemi nga gjumi letargjik.

  2. Or taj thik tank ,t hypt gamori mor mbetje postrurale qe sado citime gjoja “konservatore ” t bojsh prapseprape je krejt njisoj ne percmimin e kombit tend Shqiptar me ate kryeministren e pjerdhur serbe para disa ditesh.

  3. Sa mire do me vinte sikur ky galloshja mavi te fitonte gjithcka ne ket vend pasi ju gazetaret dhe ju analistet na e keni servir si maskarai , hajduti, homo, mashtruesi nr 1 qe i duhet vendit ?, tani majeni e gezofshi se ne po qajm ferren po ikim nga ky ferr vend qe kurr nuk do behet.

  4. Do e hidhni Ramen neser? Se e keni hedh disa here derit tani! Apo do te beni protesten me te madhe ndonjehere te rradhes? Flasim te henen kur Rama te kete rene.

  5. te gjith ne sherbim te qenefit negjmije,serbet me ndihmen e thaqit dhe rames po ashtu greket i kan ber hartat gati.serbet ne durrs greket ne vlor pastaj do kaloni nga muti i negjmijes ne mut vuqiqi e mut janatullosi,dhe ju bekojn femijet e mitur me zi se roshi.

  6. Nje komb delesh eshte i destinuar te shnderrohet ne thertore. Nuk eshte faji i andit, por vetem i socialisteve si rraca me e shtuar dhe e bute e deleve.

  7. Nuk e kam duruar ndonjehere shume nga mbeshtetesit e Lulit (me sakte Berishen e Monen etj etj) , por sinqerisht kjo arogance e Rames eshte e padurueshme dhe ky doli shume here me i keq se Saliu ne ditet e tij me te cmendura..Do mbaroje shume keq per te..

  8. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  9. Andi eshte analize shume e mire por harron nje fakt, evropianet na perdorin si mish per top, duke te te lene ty te flasesh dhe edin ne pushtet se nuk i hyjne gjemb ne kembe ata pastrojne duart e tyre dhe na nxjerrin keq edhe neve qe thone nuk bejne asgje. po te shohesh rama ka filluar fushaten duke share parazit te tjeret, ne fakt grupi me puntor dhe me i mire organizuar ka qene ne tjeter preriudhe, madje ne kohen e sales rama i vertitiej ketij grupi deri sa e percau dhe tani del e thote sikur ka bere ndonje gje vet. Pra keq te protestosh keq mos protestosh. E nuk e rruan fare

  10. Saliu eshte mesuar me shantazh dhe kercenime,por del nje qe eshte hundelesh dhe nuk pjerdh per keto kercenime,akoma me shume qe Families Berisha ,Shteti Amerikane I ka hequr te drejten e vizes ,njelloj si LLalla dhe Vasilit I LSI.Le te vazhdojme te punojme me ligjet qe Saliu I krijoi vete.Mbahu Beg,se ka hendek.

  11. Ej Bushat, nuk jam dakort kur thua nuk duhet te krijoje precedentin e largimit nen presion, pikerisht kete precedent duhet te krijojme ne kete vend. Edhe pse ke “fituar” zhjedhjet presioni nga opozita dhe populli duhet gjate gjithe mandatit.Une nuk di ndonje politikan ne boten e qyteteruar te kete dhene
    doreheqjen pa presion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *