• |
ide | kryesore

Berat/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi

Lajme



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Poshnje në Moravë.

Sipas informacioneve paraprake të komunikuara nga Policia e Beratit, drejtuesi i automjetit të tipit “Wolsvagen”, A.H., 39 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar për pasojë një aksident.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Beratit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *