• |
ide | kryesore

Çudia/ Ktheu titullin kampion pas 26 vjetësh: Gega largohet nga Partizani

F1, Sport



Në futboll të fitosh nuk është kurrë mjaftueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Është ende e freskët ajo që i ndodhi Ernest Gjokës tek Kukësi, i shkarkuar pasi i dorëzoi titullin e parë në histori klubit. E kjo i ka ndodhur edhe Skënder Gegës në krye të Partizanit, vetëm pak ditë nga shpallja kampion, një titull që mungonte prej 26 vjetësh në kryeqytet.

Lotët emocionues të ish-qendërmbrojtësit, në mbrëmjen e titullit kanë mbetur ende në memorjen e tifozëve të kuq, që Gega i ishte futur në zemër duke qenë se kishte ADN e Partizanit, si lojtar e tani edhe si trajner. 55-vjeçari erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të kurorëzohet me titullin kampion.

Janë ende të paqarta motivet për këtë vendim të papritur, me klubin që është bërë bunker në lidhje me situatën. Në fakt kontrata e Gegës e rinovuar në janar, por për vetëm 6 muaj, ka përfunduar. Nuk mendohej se do të ishte problem rinovimi, duke patur parasysh atë që bëri tekniku në krye të skuadrës kryeqytetase, por sic duket nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Tekniku ka nxjerrë preteksin e distancës nga familja, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e klubi ka pranuar këtë këndvështrim.

Duket si e cuditshme, në kohën kur edhe trajneri e dint mirë se me cfarë do të përballej kur pranoi të drejtonte në Shqipëri. Në prapaskenë mund të jenë termat ekonomikë të rinovimit, por nuk përjashtohet që kontradiktat të kanë lindur mbi lëvizjet në merkato, me Gegën që kërkonte ndërhyrje serioze në organikë. E rëndësishme është që tani Partizani është pa trajner dhe do të futet në përgatitjet europiane ashtu si një vit më parë, me emrgjencë të plotë…



1 Comment

  1. Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
    (1) Ju doni ish tuaj prapa.
    (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
    (3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
    (4) Ju dëshironi një fëmijë.
    (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
    (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
    (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
    (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
    (9) Ndaloni divorcin
    (10) Thirrja e riteve të parave
    (11) Fito zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *