• |
ide | kryesore

E hëna e ankthit për Milan: ja cfarë presin kuqezinjtë nga UEFA…

Sport



Nga e hëna, çdo ditë do të mund të jetë ajo e duhura. Referimi nuk është vetëm në vendimin përfundimtar, që duhet të marrë Paolo Maldini mbi propozimin që i ka bërë Ivan Gazidis, por mbi të gjitha për atë që Dhoma e Drejtësisë e UEFA-s do të vendosë mbi cështjen-Milan. Pas referimit të kryer në muajt e kaluar, tani në shtëpinë kuqezi pritet vendimi i organit gjyqësor në Nion, për shkak të llogarive negative të bilancit referues të trevjeçarit 2015-2018.

Milani është sanksionuar dhe vitin e kaluar për trevjeçarin e mëparshëm (2014-2017), por duke bërë apelimin në CAS në Lozanë (Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv) arriti të marrë pjesë në Europa Ligë. Një vendim i ri i UEFA-s në dhjetor solli një apelim të ri të Milanit, që në këtë pikë shpreson – duke hapur dialogun me Lozanën – që të marrë një ndëshkim të vetëm të lidhur me të dy trevjeçarët.

Në rast se klubi i rrugës “Aldo Rosi” do të skualifikohet përsëri nga Kupat e Evropës, ulet mundësia për të bërë një tjetër apelim në CAS. Milani do ta pranonte vendimin e UEFA-s e në këtë mënyrë trevjeçari i ardhshëm nuk do të mund të jetë nën lenten e vëzhgimit të Nionit. Milan nuk ka ndërmend të bëjë luftë me UEFA, përkundrazi, kuqezinjtë shpresojnë të gjejnë një akord dhe për këtë njerëzit e Eliot, me Gazidis në krye, janë tashmë në punë prej muajsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *