• |
ide | kryesore

Finale Champions nën tension: përplasje dhe arrestime në Madrid

Sport



Tension i lartë në Madrid në vigjilje të finales së Champions mes Tottenham e Liverpool. Për të garantuar sigurinë e për të kontrolluar situatën janë impenjuar 5 mijë policë e një sistem anti-dron. Mbështetësit e Reds e Spurs kanë pushtuar qytetin e disa prej tyre kanë shkaktuar përplasje e agresione. Episode që kanë marrë përgjigjen e ashpër të menjëhershme të forcave të rendit, që kanë kryer edhe disa arrestime.

DUDEK: “TIFOZË TË MILAN, JU DËRGOJ NJË PUTHJE”
Protagonisti absolut i penalltive të Stambollit në 2005, në Madrid për finalen e Champions mes Tottenham e Liverpool, Jerzy Dudek nuk ka ngurruar të ngacmojë kuqezinjtë për atë titull të fituar nga Reds. Në intervistën për Sky Sport i ka uruar fat të mbarë skuadrës së Klopp, duke zbuluar se ka shumë tifozë të Inter në Poloni e pastaj ka kërkuar ndjesë për kërcimet e tij të famshme në vijën e portës: “I dërgoj një puthje tifozëve të Inter, por edhe atyre të Milan. Më falni për Stambollin” ka thënë. Nëse Dudek ka dashur të dërgojë një mesazh paqe, Rafa Benitez, ish-trajneri i Inter e i atij Liverpool në 2005, ka deklaruar: “Jo, nuk ka nevojë të kërkoj ndjesë, ne bëmë punën tonë”.

NJË MINUTË HESHTJE PËR REYES
Përpara finales së Madrid do të mbahet një minutë heshtje për José Antonio Reyes, futbollisti spanjoll që humbi jetën në një aksident rrugor.

PROBLEME PËR BILETAT
Pas përplasjeve në qytet, situata më e nxehtë është spostuar drejt Wanda Metropolitano. Sinjalizohen në fakt shumë tifozë anglezë të ardhur në Madrid pa bileta për të parë ndeshjen. Një person është arrestuar se ka shitur dy bileta false mbi 8 mijë euro.

PESË TË ARRESTUAR, PLAGOSET NJË POLIC
Prokuroria në Madrid ka bërë të ditur se forcat e rendit kanë arrestuar pesë tifozë anglezë në Madrid për disa episode dhune ku është përfshirë edhe policia. Gjatë përplasjeve mes tifozëve dhe policisë ka mbetur i plagosur edhe një agjent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *