Me Liverpool që udhëheq ndeshjen kundër Tottenham falë penalltisë së Mo Salah pas një minute lojë, edhe tifozët e Spurs kanë pasur një arsye për të brohoritur. Vetëm 20 minuta nga nisja e finales një femër ka vrapuar në fushë veshur me rroba banje, nën brohoritjet e stadiumit.
Besohet se bjondja ofensive promovonte një faqe interneti X-rated me një të shkruar në kostumin e saj të banjës. Forcat e sigurisë e shoqëruan menjëherë jashtë fushës, për të lejuar sërisht lojën të vazhdonte.


