• |
ide | kryesore

Futbolli sot ndryshon rregullat: penalltitë, prekja me dorë, kartonët e… goli. Ja të gjitha të rejat

Sport



Nga sot futbolli ndryshon, futen në fuqi rregullat e reja të aprovuara në mars në mbledhjen e 133 të International Board të Fifa. Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por disa gjëra do të pësojnë modifikime: rregulla të reja që janë në fuqi për Botërorin e U20 e që deri në 25 qershor do të përfshijnë vetëm kompeticionet e Fifa e pas tyre, me nisjen e turnit paraeliminator të Champions, do të shtrihen edhe në ato Uefa. Sa për sqarim, finalja e mbrëmjes mes Liverpool e Tottenham do të luhet me rregullat “e vjetra”. Ja cfarë ndryshon dhe si.

FAULLI ME DORË
Faulli me dorë do të sanksionohet nëse është i vullnetshëm.Por nga sot do të dënohet gjithnjë cdo prekje me dorë nëse krahu është në lartësinë e supeve ose përtej e në cdo rast kur krahu është larg trupit e në pozicion jo natyral.

SULMUESIT E BARRIERA
Për të evituar një sjellje të gjykuar anti-sportive, sulmuesit duhet të qendrojnë të paktën një metër larg barrierës kundërshtare. Në të gjitha drejtimet.

RINISJA E TOPIT
Në rinisjen nga fundorja, topi nuk duhet të dalë më nga zona për tu luajtur: portieri mund ta pasojë topin edhe brenda zonës, por sulmuesi kundërshtar mund të ndërhyjë vetëm pasi të jetë bërë pasimi i parë.

POZICIONI I PORTIERIT NË RAST PENALLTIE
Nga sot portieri pmund të spostojë një këmbë përtej linjës së portës. Var mund të ndërhyjë për të përsëritur penalltinë në rast pritje, nëse të dy këmbët do të rezultojnë përtej linjës së portës në momentin e goditjes.

KARTONA EDHE PËR TRAJNERËT
Edhe për trajnerët në pankinë futet në fuqi rregulli i kartonëve: në fillim i verdhi e pastaj i kuqi. Kur përjashtohesh rekomandimi është gjithnjë skualifikimi për ndeshjen e ardhshme.

ARBITRI NUK BËN ‘MË’ LOJË
Deri më sot nëse topi përplasej me arbitrin loja vazhdonte. Nuk do të jetë më kështu: në rastin në të cilin prekja e arbitrit favorizon një asist ose edhe një gol për skuadrën tjetër, loja do të ndalohej. Në zonë topi është gjithnjë i portierit.

PREKJA ME DORË DHE GOLI
Vullneti nuk do të jetë më kriter: cilido gol i shënuar me një prekje me dorë, edhe në mënyrë të pavullnetshme, nuk do të vlerësohet.

ZËVENDËSIMET MË TË SHPEJTA
Nuk do të jetë më e nevojshme të dalësh nga mesi i fushës në rast zëvendësimi. Për të fituar kohë lojtarët duhet të dalin jashtë në anën më të afërt.

NUK DO TË JETË MË TOPI I DISKUTUESHËM
Nga tani, arbitri duhet të përcaktojë se kush do ta riluajë topin e kundërshtari duhet të qendrojë në distancë prej katër metrash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *