• |
ide | kryesore

Pakistan, ish-presidenti Zardari përballet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Planet

Zyra Kombëtare e Llogaridhënies (NAB) në Pakistan, që përfaqëson autoritetin më të lartë anti-korrupsion të vendit, ka lëshuar një urdhër arresti për ish-presidentin Asif Zardari, i cili është vendosur nën akuzën e pastrimit të parave. NAB-i ka njoftuar se kërkesa për arrest do t’i dërgohet Gjykatës së Lartë në Islamabad brenda datës 10 qershor.

Zardari, aktualisht lider opozitar, që  ka shërbyer për një mandat (2008-2013) në detyrën e presidentit të Pakistanit, do të përballet para togave të zeza me hetime për raste të shumta korrupsioni dhe pastrimi parash, që arrijnë shumën e një milioni rupish, valuta vendase. Ish-presidenti është arrestuar për disa afera korruptive në periudhën mes viteve 1990-2004, ndonëse nuk është shpallur asnjëherë fajtor.

Sakaq, edhe djali i tij, Bilaëal Bhutto Zardari, i cili drejton Partinë Popullore të Pakistanit (PPP) të qendrës së majtë, si edhe anëtarë të tjerë të familjes, janë akuzuar gjithashtu për afera korruptive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu