• |
ide | kryesore

Rama shkruan letër të shtatë publike, por jo për Lulzim Bashën. I drejtohet…

Arkiva, Lajme, Të fundit



LETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN

Bashkëqytetarë demokratë,
sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpatizantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcënimeve e të orvajtjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhunës, bojkotimi i zgjedhjeve, janë në thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave të një partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur për këtë.

Unë nuk jam ai që ju doni të shihni në krye të vendit. Nuk më keni votuar dhe sot nuk ju kërkoj të më votoni, po thjesht shpresoj të më lexoni.

Kur kemi vendosur të jetojmë në një sistem shumëpartiak dhe të synojmë bashkimin e Shqipërisë me Europën, kemi sfiduar një histori të gjatë e aspak bujare në aspektin e traditës demokratike. Hymë në rrugën krejt të re të demokracisë, pas një gjysëm shekulli diktaturë komuniste dhe një mënyre jetese të imponuar, ku kundërshtari politik ishte thjesht një armik për t’u luftuar pa asnjë mëshirë, e për t’u asgjësuar pa asnjë ngurrim. Sot e gjithë ditën, jeta jonë politike vuan ende nga paaftësia për ta respektuar kundërshtarin pa e sakatuar publikisht, me sulme që rëndom tejkalojnë çdo kufi etik dhe kthehen shpesh në dhunë gjuhe të përdalë me egërsi, deri në farë e në fis. Por sidoqoftë, kemi tejkaluar një fazë të rëndë, kur kundërshtarët politikë sakatoheshin me dhunë fizike ose kur protestat ishin të rrezikshme, sepse armët e shtetit përdoreshin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit apo reagimi policor ndaj tyre kthehej në hu masiv. Kësisoj, edhe pse rikthimi fatkeq i protestave të dhunshme së fundmi ka treguar se ende s’jemi deprimitivizuar politikisht, kemi bërë sidoqoftë progres të madh në qasjen e qeverisë e në sjelljen e forcave të policisë ndaj protestuesve. S’është pak.

Disa mijëra ndër ju, keni marrë pjesë në protestat partiake të kohëve të fundit dhe shumë të tjerë prej jush, i mbështesni ato edhe pse, bazuar në anketimet tona, po edhe në çfarë tregojnë anketimet e pavarura të bëra nga miqtë tanë ndërkombëtarë, shumica e demokratëve nuk mbështesin as djegien e mandateve, as dhunën e ushtruar në protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udhëheqjes suaj. Gjithësesi, juve as ju pyeti kush për këto vendime politike ekstreme dhe politikisht vetëvrasëse, as nuk është qëllimi im këtu t’ju them çfarë duhet të bëni me udhëheqjen tuaj, e cila ka humbur shikimin pasi s’di të shohë përtej hundës së vet.

Askush ndër ju mbase, unë jo e jo, s’e kishte menduar se do të vinte dita kur partia juaj, e lindur si parti parlamentare nga zgjedhjet e para pluraliste, as të mos ishte më parlamentare dhe as të mos futej në zgjedhje. Çudi dhe degradim i madh njëkohësisht! Por sot, me një vendim sovran të udhëheqjes së asaj partie jemi përpara këtij fakti të kryer dhe s’kemi, mesa duket, asnjë mundësi ta zhbëjmë një zhvillim kaq negativ.

Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre aë duan të zgjidhen.
Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet një disfate elektorale të radhës. Ndërsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam të zgjidhemi në zgjedhjet e radhës.

Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën?

Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike.

Prandaj unë e ngre ndryshe pyetjen: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita?

Imagjinoni për një moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve në këtë vend të varet nga do apo s’do opozita të bëhen! Mendje të lehta politike e mediatike, kanë rrahur së fundmi shumë ujë në havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka të bëhen zgjedhjet pa opozitën dhe sa e thjeshtë qenka, që të shtyhet data e zgjedhjeve meqë s’do opozita!

Sinqerisht ju them, po të ishte kaq e thjeshtë, do të isha unë i pari që do të merrja flamurin e shtyrjes së zgjedhjeve, sepse në fund të fundit do të parapëlqeja të përqëndrohesha non stop tek punët e qeverisë, pa qenë nevoja t’i bija rreth e përqark për fushatë Shqipërisë. Por jo vetëm pse është e pamundur nga pikëpamja kushtetuese, por edhe pse është e tmerrshme nga këndvështrimi i bashkëjetesës demokratike, unë mbetem absolutisht kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Si mund të vendoset – ku është parë? – ky rregull i ri i bashkëjetesës demokratike, që zgjedhjet të varen nga dëshira ose mungesa e dëshirës së një pale për zhvillimin e tyre, në datën e caktuar nga Kushtetuta. Kjo s’është punë date apo stine, kjo është punë qëndrueshmërie e themelit të jetës demokratike. Imagjinoni pak sikur të hapej rruga e një marrëzie të tillë jo vetëm qartësisht antikushtetuese, po edhe thelbësisht antidemokratike, se çfarë do të ndodhte në zgjedhjet pas këtyre zgjedhjeve, në ato pas tyre dhe me radhë, kur sipas tekave të opozitës së radhës (apo edhe të palës tjetër në qeveri pse jo!) data e zgjedhjeve të kthehej, nga një detyrim kushtetues për ata që duan të zgjidhen, në një lojë politike e kujtdo që nuk do zgjedhje!

Disa mendje ndër ato të lehtat që lartpërmenda i bien shkurt: Po ik ti (dmth unë) e pastaj le të bëhen bashkë, andej nga vjeshta, zgjedhjet vendore e ato të përgjithshme dhe fitoji prapë po deshe, se po vazhduam kështu vendi do shkojë në përplasje civile! Kjo është një recetë nga ato që heqin dhimbjen e kokës duke e paralizuar komplet trupin! Imagjinojeni pak çfarë rruge e tatëpjetë hapet për demokracinë tonë nesër, nëse sot vendoset precedenti që mjafton të ikësh nga parlamenti, të ushtrosh dhunë e të kërcënosh me moslejim të zgjedhjeve lokale dhe e përmbys, mu në mes të mandatit qeverinë e zgjedhur – duke provokuar zgjedhje të reja kur do ti, madje me kryeministrin që vendos ti! Nuk është e nevojshme besoj të zgjatem në këtë pikë, sepse s’ka mendje normale që s’e kupton çfarë çorapi do të ishte një jetë e tillë politike, ku fituesi nuk qeveris dot sipas kontratës me popullin dhe humbësi i imponohet me dhunë edhe vetë popullit!

Shkurt, çdo zgjidhje anormale në emër të normalitetit demokratik sot, kthehet në bumerang që prodhon anormalitet antidemokratik, për vite me radhë nesër.

Edhe dy fjalë për moslejimin e zgjedhjeve. Eshtë krim dhe ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, kushdo që e kryen një krim të tillë. Po jo vetëm kaq, cilido që do të kuturisej të prekte një hallkë të vetme të procesit zgjedhor dhe do të dënohej më pas për krime zgjedhore në Shqipëri, nuk do ta kishte më të mundur të shkelte për gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara (do të merrte në qafë edhe familjarët e afërt sipas ligjit përkatës në SHBA) dhe as do të kalonte dot më, kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian duke u përfshirë në listën e kompjuterizuar të personave me rekorde kriminale, të cilët nuk hyjnë dot në territorin e Unionit.

A i’a vlejnë të gjitha këto pasoja të rënda për të shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do të ketë njerëz të zakonshëm, që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme.

Në 30 qershor do të votohet në të 61 bashkitë e vendit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë Kukësit, Shkodrës, Kamzës, Lezhës, Devollit, Mallakastrës e me radhë bashkive blu, qeverisjen e munguar deri më sot, pavarësisht nëse ju do të dilni apo jo në votime. Kudo ku do të fitojmë aty ku kemi kundërshtarë të regjistruar, njësoj si aty ku s’kemi të tillë, ne do të jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve pa dallim. Betejën politike me udhëheqjen tuaj ne e kemi fituar dukshëm e bindshëm, sa për meritën tonë aq edhe për paaftësinë e asaj udhëheqjeje – ndajeni vetë cila nga të dyja peshon më shumë. Por betejën e vërtetë, më të vështirën, ne e kemi me plagët e qyteteve e të fshatrave kudo në Shqipëri, po sidomos aty ku ende era e ndryshimit të madh urban të katër viteve të fundit, s’ka fryrë sa e si duhet si pasojë e keqqeverisjes vendore të shumë bashkiakëve demokratë.

Me respekt të plotë për të drejtën tuaj për të menduar ndryshe prej meje, ju përshëndes e ju uroj çdo të mirë e shëndet në familjet tuaja.

Edi Rama

1 qershor, 2019



37 Comments

  1. Ik ore se qelbe dynjane. Vjedhjet krimi e korrupsioni ka marre dhene ne gjithe dynjane. Ti kujton se populli ha var. Nuk te bejne pershtypje artikujt e shtypit boteror. Marifetci i dale boje.

  2. Ka….r komplet ! Dhe ka…. ben kalamanj ! Ky as kalamanj nuk ben! O zotri ti je nji administrator me 2000mije euro me muaj si pas ligjit psd done at djegesh vendin per 2000 mije euro me muaj qe ke rrogen! ??

  3. Kije inat por i ngjit llafja mor vlla. Sado keta gjasme demokrat qe e urrejn ose e shajn, prape me shume veshet nga ky i mbajne se nga basha….. ska nevoje as te kendoj himnin as te shtiret, thote ato qe mendon dhe hajt shendet….

  4. Ve bast që as edhe një lexues i vetëm nuk do ta lexojë këtë shfryrje që i vjen sa herë bëhet dru nga kokaina.

  5. Po per kthimin e vizave Saliu ta ka fajin mor edepsez. Ti me arogancen prej mafiozi duhesh shporur nje ore e me pare dhe mos bej cirqe me letra te hapura se sti ha njeri se nuk jane sufllaqe

  6. Fiks fare,nuk te lexon e degjon me njeri o langaraq drogaxhi..Na e humbet shpresen perfundimisht per kete vend!TURP te keni,palaco!Kaq trishtim….

  7. Je teper vone per te folu per sovranitet. Sovranitetin ja le ne dore dakos&co. Mos ja drejto gishtin bashes. Shiko ku e dhjeve dhe mbaj pergjegjesi.

  8. Marrzia e jashtzakonshme kthehet ne mrekulli. Ti ke perhap mediokritet se ashtucke qene gjithmone. Ti dhe ata qe te kane ndihmuar.

  9. Nuk me duken me vend keto komente , mbase dhe une nuk i mollis mire por dhe si nje nder ata qe KM i drejtohet dua ti . Me shun respekt e lexova letren tuaj ju falenderoj per mundimin me ne fund u kujtove dhe per ne si popull i thjwsht po te lutem z K minister vere veten ne poziten tone valle cdo beje se ju e dini me mire se ne qe na katandise ne ket fare feje tani ju cdo benit valle a do besonit ne ato qe po artikuloni? Une jam i bindur qe sdo besoje por atehere vjen pyetja e dyt ne si shqiotare kemi qen te detyruar te zgjedhim te keqen me te vogel dhe per kete qe dhe ju jeni dakord Se qe te jem i sinqerte me ju dhe Luli nuk eshte pa gje por ky eshte problemi jon ske ca te bejme na zuri do ta heqim ky eshte kusur qe do ta vuajme ne si shqptare Nje miku im shpesh per me thot qe ne shqptarve na ka mallku zoti ,ndaj dhe do ta vuajme kete lloj konflkti qe po behet midis JUSH .Por le te vijme tek zgjidhja e problemit Une mendoje ( jam i bindur si buka qe ha qe JU as nuk u shkon neper mende per ne por un do vazhdoj ) qe nqs Ju vertet ju dhemb ndo pak per kete vend beni zgjedhjen e duhur flm per mirkuptimin

  10. Ky lapsi eshte fiks nje pasqyre ne miniatur e shoqerise tone. Ata me pd jane pak por plot zhurm,me ofendime, dhe llafet e ndyra…… sikur mos te kishte fjalori i shqipes fjale te tilla demokratet do merreshin vesh me shenja……

  11. Ky i ores 9:59 qenka nje nga ata te perdhunuarit nga Rilindja qe i dukeet se rilindoret jane shume ngaqe nuk mundet te ngrihet ne kembe se i dhemb prapanica. Nuk jane shume jo, por te duken ty. Vetem 10 vete te perdhunojne, por ty te duken shume se ta bejne cdo dite e nukarrin me t’i dallosh

  12. Ti more maskara tallu me delet qe ke nder vathe !!!!Ne demokratet te shkerdhejme ate qe thuhet,cfare te mban pragu i shtepise !Po luan rende dhs me sigur,me siguri do te shkosh ne te semes !Poshte bandat e hajduteve,krimineleve dhe monstrave te rilindjes me djallin ne krye te tyre me emrin Edvin Kristaq Rama !

  13. Dielli duket qe ne mengjes.
    Edhe Pinoku prej druri eshte me njeri se ky. Ky edhe kalama kur ka qene siklet i sillte te gjitheve.

    1. Edhe unë për numrin shtatë isha i sigurtë, por një mendje më thotë se edvini e mendon edhe numrin 9.

  14. Fjale me vend. Nuk mund te behet cfare do humbesi! Humbesi nuk mund te thote, humba por tani ik nga karrigia te ulem une se kshu dua une! Dil o leshko, shpalos program, dhe nese je me i mire, te votojme(por mos na ik nga parlamenti si trap) se i bie kot qe shkojme te votojme. Ose e di cfare? Rrini me mire, digjuni se vetem hajdute e vrases jeni, ishalla po shpetojme nga ju. Udha e mbare.

  15. Mire por edhe nga sondazhet e bera nga PD dhe nderkombetaret rezulton se ed rama eshte diktaor dhe hajdut i cmendur dhe per keto fakte duhet te largohet dhe te behen zgjedhje te patakoheshme. Ky palla o ti Lulush i ripjelljes kur do me i manipulu demokratet i quan bashkeqytetar demokrat me pas me disa palla si puna jote i quan ata shpellar qe nuk njohin demokracin. Pra i ka marre vizat qe pa rene akoma termeti pra qe pa dhjere qent. Suksese ne rrugen drejt gropes rilindjes.

  16. Letra e 8
    I dashur kryeminister ben mire tu drejtohesh rilindasve e jo demokrateve. Ti sigurosh ata se efhe oas 30 qershorit do te vazhdojne te marin rrogen si punonjes administrate se pjesen e luanit po e merrni Ju e nuk po lini gje. Kerkoju atyre tepsine serisht se lakrorit me PPP e fundit i dhe fundin. Ne demokratet popull ben mire te na lesh ne mjerimin dhe protestat tona se vec stresit dhe kancerit ne keto 6 vjet nuk na ke ofruar tjetergje. Rilindas une e di qe sot jeni te verbuar por mos beni kompromis afatshkurter me djallin . Le te bejme nje bashkim afatgjate e te mendojme per nje Shqiperi europiane per femijet tane . Le te shkojme ne vitin (se ndryshe te nesermen shkarkohemi) por fletes ti bejme nje kryq te madh sepse vetem keshtu ujapim nje leksion te gjithe politikaneve dhe trupave diplomatike qe ne nuk jemi dele e nuk mund te na neperkembin.

  17. Demokratet jane pak thote nje atje lart. Po e vertete sejupushkatua gjithe fisi gjyshi babanana vellai etj.
    Kurse morrat e kuq u shtuan shume.
    Pse: ja pse. Meqe grate e shkretafsharare per te mbajtur qytetet me buke e djathe shkonin 5 deri 10 km larg shtepise per nje xope buke. Pantallona poshte e fustani lart. Plus qytetaret turni trete neper fabrika. .prandaj nuk behet ky vendpa usjegur morrat e kuq sic beri Amerika Gjermania Anglia venter e ulta gadishulli skandinav qe lulezojne. POSHTE KOMUNIZMI.

  18. Dikur dukej nje nje faremashkulli. Taniduket silolo 80 vjec i degraduar hajdut i shemtuar pa pike rybe ne popull. Urrehwt nga mbi 60 % . I doli boja. Jo ajo qe ihodhi paloka. GORILLE.

  19. Tru thare qe kur ka lindur, asnje ide vetem te njejten kaset fut, me ne fund edhe injoranti e kuptoi se eshte si ai qeni qe i ka ren leshi dhe kerkon qoshe per te ngordh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *