• |
ide | kryesore

Romë/ Kapen me kokainë, pranga dy të rinjve shqiptarë

Lajme



Policia e Romës ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë të moshave 19 dhe 17 vjeç, të cilët akuzohen për shitje të lëndës narkotike të llojit “kokainë”.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e të ndaluarëve, karabinierët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 gramë kokainë, si edhe shumën prej 470 eurosh.

Sipas raportimeve të mediave fqinje, dy të rinjtë janë dërguar në paraburgim, ku do të qëndrojnë derisa të dalin para togave të zeza për t’u përballur me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *