• |
ide | kryesore

Takimi Merkel-Pompeo, zbulohen temat që u diskutuan në Berlin

Planet



Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme në Berlin mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo-s dhe kancelares gjermane, Angela Merkel-it, janë zbuluar temat që qendronin në fokus të tryezës së bisedimeve.

Kapaciteti bërthamor i Iranit ka qenë çështja me rëndësi parësore e shtruar në diskutimin mes palëve, të cilat me ardhjen e presidentit Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, kanë patur kundërshti të theksuara lidhur me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. “Pa dyshim që një nga temat për diskutim është Irani. Si do të garantojmë se Irani nuk do të zotërojë armë bërthamore?”- u shpreh Merkel për mediat.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, tha se pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve nga traktati i vitit 2015, synimi për të ofruar mbështetje ekonomike për vendosjen në këmbim të kufizimeve mbi potencialin bërthamor të Iranit, mbetej i përbashkët. Gjatë vizitës në Berlin, shefi i diplomacisë amerikane u bëri thirrje partnerëve evropianë të shmangin përdorimin e teknologjisë së firmës kineze “Huawei”, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA-të nuk do të ndajnë më informacione konfidenciale që lidhen me sigurinë. Po ashtu, Pompeo përsëriti apelin e presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve të autoriteteve gjermane kushtuar mbrojtjes dhe për rimendimin e zbatimit të një projekti naftësjellësi me Rusinë.

Vizita në Gjermani është ndalesa e parë e Pompeo-s gjatë turneut 5 ditor në Evropë. Pas Gjermanisë, Sekretari do t’i drejtohet Zvicrës, Holandës dhe Londrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *