• |
ide | kryesore

Thirrja e Bashës një ditë para protestës: Asnjë hap pas, të gjithë në shesh

Arkiva



Një ditë para mbajtjes së protestës së shtatë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu është drejtuar qytetarëve përmes një video-postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”. Basha bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën para godinës së Kryministrisë, për të kërkuar largimin e kreut të qeverisë, Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“-shkruan Basha në postimin bashkëngjitur videos.

 

 

Ndërkaq, kryeministri Rama iu drejtua këtë mëngjes me një letër të shtatë publike qytetarëve demokratë, ku shkruante se vendimi i të zgjedhurve të tyre për mospjesëmarrje në zgjedhje, është një tradhti nga lidershipi. Rama theksoi se zgjedhjet janë demokratike edhe pse opozita është jashtë gare për 30 qershorin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *