Hygerta Sako ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Gazetarja e sportit ka rreth 1 dekadë që drejton programe dedikuar futbollit. Por çfarë mendon ajo për koleget e saj, a ka xhelozi mes tyre?
E pyetur nga dy moderatoret Hygerta është përgjigjur:
“Tek femrat ndoshta ka xhelozi, mund të ketë një lloj konkurrence kur bën lajmin, kush kap intervistën e duhur. Shumica nuk është se e njohin shumë mirë futbollin, nuk bëjnë ndonjë gazetari të jashtëzakonshme. Janë më shumë për zbukurim sesa për të bërë atë gjënë tjetër. Unë them që secilit duhet t’i jepet mundësia, po qe e zonja ta mbajë, po s’qe e zonja të iki. Në momentin që ato vetë e pranojnë që të jenë për zbukurim, përse duhet të shqetësohem unë. Shoh një vajzë të bukur në ekran, mes meshkujve zbutet situata.”- ka treguar Hygerta.