• |
ide | kryesore

Liverpool, Klopp: “Djemtë bënë dicka të pabesueshme”

Sport



Jurgen Klopp ngriti më në fund Kupën: tabùja e finaleve u thye. “Ishte një luftë e madhe, ëndërronim të dyja Champions. Nuk ishte ndeshja më e bukur në botë por duhet vetëm të fitonim e djemtë ia dolën. Eshtë cmenduri të mendosh atë që bënë – komentoi pas ndeshjes tekniku i Liverpool – Ishte një sezon fantastik e intensiv, donim ta fitonim për tifozët. Kjo fitore është për ta, për trajnerët e mi, stafin, pronarin tonë. Jam vërtetë krenar për këtë klub. Këtë lumturi ia dedikoj familjes sime që është ulur aty, në të gjithë finalet që kam luajtur e humbur, kanë vuajtur e tani fitorja është për ata”.

Alisson Becker ishte protagonisti i madh i mbrëmjes në Ëanda Metropolitano, duke bërë krejt të kundërtën e asja që bëri Karius një vit më parë: “Akoma nuk e kuptoj, tani në kokë kam shumë gjëra, mendoj se erdha nga një qytet i vogël në jug të Brazilit, nga shteti i Rio Grande do Sul, e këtu arrita me punë e forcën që më ka dhënë familja dhe miqtë”. Portieri i Liverpool është ende konfuz për lumturinë dhe ndjesitë e tij pas triumfit në Champions. “Ime shoqe nuk është këtu – shtoi braziliani – sepse është shtatzënë, presim fjalin e dytë e do të quhet Matteo, një emër italian. Dua të falenderoj Zotin që më dha forcë për të punuar kaq shumë”.

Në krahasim me një vit më parë, kur doli nga stadiumi i Kiev me lot në sy dhe shpatull të dëmtuar, Mohamed Salah është krejt ndryshe: “Kujtoj gjithcka nga viti i kaluar e tani po përjetoj një natë të paharrueshme. Një vit më parë qaja, sonte ndodhi dicka e pabesueshme”. Janë fjalët e egjiptianit, që hapi serinë e golave me penalltinë e minutës së dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *