• |
ide | kryesore

Maradona kuron pagjumësinë e akuzon të bijat: “Unë po vdisja, ato blinin apartamente”

Sport



Diego Armando Maradona kthehet të flasë për veten jashtë katërkëndëshit të fushës. Kampioni argjentinas është shtruar në një klinikë në Buenos Aires për të kurarar një problem që e shqetson prej kohësh: pagjumësinë. Terapia e re e ka bërë të bjerë në një gjumë të pazakontë për katër ditë e katër netë, por motivi i këtij problemi lidhet me kërkesat ekonomike të të bijave: “Unë isha gati duke vdekur e ato blinin apartamente në Miami…”.

Rikuperimi në këtë rast ishte programuar, asgjë urgjente, por është vetëm i fundit nga problemet që Maradona prej vitesh përballon. Pas gjendjes së vështirë që kaloi gjatë Argjentina-Nigeri në Rusi 2018, artrozën e problem me kërcet, janarin e kaluar el Pibe de Oro u godit nga një hemoragji gastriti për të cilën përfundoi në urgjencë.

Tani problemi është tjetër, sërisht i komplikuar: pagjumësia. Një shqetësim i lindur, sipas asaj që bën të ditur Il Mattino, i pohuar nga vetë Maradona, nga problemet me vazjzat e tij. Cështje ekonomike, me kërkesa të vazhdueshme për shpenzime për ish-kampionin albiceleste nga të bijat. “Herën e fundit që pashë vajzat ka qenë kur më kërkojnë dollarë – i ka thënë mikut e avokatit të tij Matias Morla -. Prej kohësh nuk arrij të fle, nuk po them se vajzat e mia po boshatisin një bankë, por po e bëjnë me jetën time. Unë isha duke vdekur – ka kujtuar Maradona momentin kur përfundoi në koma në Punta del Este – e ato blinin apartamente në Miami”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *