• |
ide | kryesore

Përplasje pas protestës/ Qeveria: U lënduan 10 policë. PD: Mashtrim!

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e së dielës janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po sipas ministrisë, prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë. Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër lleshaj ka qenë mjaft i ashpër me opozitën duke e akuzuar atë për aktet e dhunshme.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit! Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit. Lulzim Basha, që në 21.01.2011 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetëra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë” – shkroi lleshaj në Twitter.

Por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se ky ishte një mashtrim.

“Recidivisti S.Lleshaj ka paturpesine qe te mbuloje gazin helmues dhe dhunen mbi protestuesit me rrenen e radhes per demtim te punonjesve te Policise. Asnje punonjes policie nuk eshte dhunuar nga protestuesit. Protesta ka qene live gjate gjithe kohes ne te gjitha mediat!” – shkruan Bardhi në Twitter. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Sander Lleshaj ish keshilltare i sigurise per kryeministrin.Sot Minister.Eshte e besueshme cfar thot sot!!!!!!!! Kur dje Si ish keshilltare nuk foli kurr

    1. ELA O I PA EMER ME MUT NE TRU AS MASHKULL AS FEMER ,pse nuk tregoni ku u plagosen policet me ze dhe figur.kan demtuar bythen policet e rames duke u qir nder veti dhe nuk tregojn bythen e pergjakur.si te tregjn kur i pam se te terit me lleshaj bashk,prokuror,e polic bejn orgji ne polici ,dhe i demtoj n gjuh,byth, e pall.keto nuk i tregon sander bytha.

  2. A ju , nuk kuptoni asgje nga dhuna! Lali mund te dale edhe me lepirese, por eshte njeriu me i dhunshem ne historine e qytetit! Lali vjedh rreth 100.000- 200.000 euro ne dite vetem nga tenderat. Shkoni ne app.gov.al, mblidheni vleren totale te atyre qe ka publikuar gjate nje dite bashkia duke shtuar UKT,DPN1,DPN2,DPN3,TIRANA PARKING etj) dhe pjesetojeni minimalisht me dy, edhe pse norma e vjedhjes eshte 75 per qind e cdo investimi. Kur deshtojne ne arritjen e rezultatit, lidhet vetem me faktin se jane Rr.K dhe i bejne llogarite gabim.

  3. duke i ra palles se frrokve,roshve,ndokve ,prengave,artur bushit,doshit etj u lemduan bythet e duart e poli-qirve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *