• |
ide | kryesore

Protesta/Çfarë ndodhi 3 orë në mes të Tiranës dhe sinjali që Basha i çoi Ramës

Kryesore, Lajme



Zgjati rreth 3 orë protesta e opozitës këtë të dielë në Tiranë. Nisi si zakonisht rreth orës 19.30 me grumbullimin para kryeministrisë dhe kulmoi me zbritjen në shesh të kreut të selisë blu, Lulzim Basha. Ndryshe nga ajo që ndodhi një javë më parë kur incidentet ishin më të paktë, kjo e diel solli edhe një herë bojën, shashkat, tymueset, fishekzjarrët dhe gurët nga ana e protestuesve ndrysa policinë që iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Shenjat e para u dhanë që në grumbullimin para kryeministrisë. Në një moment ishin dhjetëra tymuese që u hodhën në drejtim të selisë së zyrës së kryeministrit Rama. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së kryetarit Basha që po mbante fjalën.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: “Rama Ik” – tha Basha që u kujdes t’i dërgonte edhe një sinjal kundërshtarit politik.

Sinjalet politike të Bashës

“Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht” – tha Basha.

Më pas protesta iu drejtua godinës së parlamentit ku u shënuan edhe incidentet më të rënda. Në drejtim të forcave të policisë janë hedhur dhjetëra tymuese, flakadanë dhe kapsolla. Një prej kameraman është lënduar nga këto tymuese. Është plagosur edhe një prej protestuesve në hyrje të Parlamentit, nga ku po hidheshin kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. I plagosuri u dërgua drejt ambulancës nga protestuesit e tjerë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj flet për 7 policë të lënduar. Duke parë situatën, policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Më pas protestuesit iu drejtuan selisë së PD-së ku Basha bëri një paralajmërim të fortë. “Koha për fjalët po mbaron”. Ishte ky mesazhi që Basha i dërgoi drejtpërdrejt kryeministrit Rama, në përfundim të protestës së opozitës së të dielës.

“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunë. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se mund të pranojmë pushtet të marrë me dhunë, por ju duhet ta lini popullin të flasë me votë.

Lëre popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme, ti që duhet të kishe ikur me qindra herë ose ndryshe do të nxjerrë jashtë populli në protestën e ardhshme. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të lejohet sovrani të flasë me votë. Pranoje sot ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do të flasë” – tha Basha.

Reagimet

Pas protestës së opozitës ku nuk munguan incidentet ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA-ve. Në një koment të saj në rrjetet sociale thuhet: “Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht.

Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv” – thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka reaguar pas dhunës në protestën e sotme. Në një reagim, ambasada shprehet se nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protestë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet protestat paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protesta paqësore. Liderët kanë përgjegjësi të ruajnë sigurinë dhe policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për të ruajtur rendin publik. Për të mirën e çdo kujt duhet të jetë prioritet një protestë paqësore dhe e sigurt”.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve” –thuhet në reagimin e kreut të shtetit. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Kapeni kte Lul bythecin e rraseni brenda per nxitje dhune dhe gjakderdhje,plasi Lulushi me gjithe plakun e Viçidolit duke bere thirrje per dhune por aha si pjerth njeri jane thjeshte 20-30 veta qe bejne si gangstera por populli eshte kundra dhunes,europa kundra dhunes,SHBA kundra dhunes,kush je ti mor Lulush qe del kundra gjithe botes!?

    1. i pa emer me mut ne tru as mashkull as femer.falendero lulin qe po i ndal protestuesit se sot si ruqi e nano ne greqi me fustane do te iknit se bashku me edvinken e erionken.e dini ju kur vrat azem hajdarin.

    2. nuk do lejojne kurre shqipetaret nje diktature te re ku bandat marrin peng demokracine…do luftoje ky popull ashtu si kane bere ne histori edhe shtetet perendimore.

    3. O i oa ener bytheqire nuk ka bythe ripjedhja se eshte e zhytur ne llum o karuc i rilindjes

  2. Rama eshte deshtim total.
    Zero sukses
    Vjedhje korrupsion droge banda trafik.
    Polici qe punon per trafikantet rilindjen dhe oligarket. Si cdo film me partizane.☺ Ska prokurori ska gjykata. Ska ekonomi.500 mije kane ikur. Euro 122 ?. Toyota yaris.Zgjedhje si ne monizem. Voto frontin popullor.
    Ku qendron problemi ketu??
    Ska .
    Zgjedhjet do behen.

    Pastaj do thone qe fajin e ka saliu.

    Pushteti qenka patologji

    Ndersa per fugshpumsat e komenteve….eshte sufllaqja . Uria te erreson syte dhe mendjen

  3. Kerma Edvin pordha mori fund i ka oret e numeruara, ju qe pellisni ju byth grisur qe hani mut per ket shkerdhat kerm i dilni zot me sy mbyllur hani mut se u ben mir more bij kurvash, gjith ata njerez qe dalin nuk dalin kot dalin sepse nuk kan te ardhme nuk kan pune nuk kan arsim, nuk kan shendetsi, e ardhmja e kombit po iken, e kuptoni ket more qorra, more morra,

    1. Dhe ti pret qe e ardhmja jote te rregullohet nga Basha,Monika,Mediu,Idrizi,Dule!!!qofsh ti qe je,nuk ma ndjen fare kari per Ramen,por nuk jam aq budalla sa ti ve flaken vendit tim per tekat e ketyre plehrave qe permenda me lart dhe ne fund te fundit po qe se iu dogj zemra per popullin ketyre le te degjojne thirrjet e nderkombetareve te ulen ne dialog dhe te hyne ne zgjedhje,Rama rrezohet vetem me vote por keta nuk duan votime duan destabilizimin e Shqiperise me çdo kusht,ky eshte problemi…

  4. Jo jo rilindas te ndyrsive njerzore. Keni 1000000000000…. kunder. Thjesht jemi ne dilem ta lem te keqen tuaj te shkoje deri ne fund apo jo. Personalisht jam per po. Ta coni te zezen deri ne fund. Dhe ta paguani mire e mire e mire po vete ju.

  5. Rilindja deformoi politkkën e socialisteve te cilët rrin si mijë. Socialistet e verete enden rrugë se i ka zëvendesu s.pali e.balluku. kjo qeveri e ka filluar se fain e ka opozita dhe sot vazhdon përseri ye njëjyin refren.
    Pse nuk jep një alyernativ ekonomike ku shpenzohen taksat sa eshte rritur borxhi sa shpenxo me ppp pa as një leverdi ekonomike pse fituesit e tenderave janë te njëjtit aktor pse rikonfirmohet d.prela në prokuri pse mungon gjykata e larte dhe kushtetuese pse shembet tuneli nga cilësia e larte e punimeve pse ikin shqiptaret si nuk thote as një llaf se po plaket popullsia pse nuk ndershjohen mashtruesit e tenderave ku i gjeti e velia këto pisha kaq të ,,lira,,.
    Si nuk pamë nje politik ekonomike por vete propogande propogande dhe mashtrime si nuk foli një minister me një prohram ekonomok cfar do bëj gjat muaj ose gjat viti por mashtrojn cdo sekond sik popullit i mbushin mendjen.
    Kjo qeveri ështe kthyer në qeveri harabelash vetem grabit popullin e vet.
    Dhe më e bukra ështe portali ose shoi i cdo jave te kryeministrit në zgjidhjen e halleve kjo e ka kthyer qeveritaret vetem në grabitqar.
    Dhe ajo më e bukue ishte foto qe zaho i kish zbukuru makinën kryemin dhe kur e pamë u qetesu i gjith populli. Me cfar e mbush diten kryeministri .

  6. Shpellare cecene te salihu ne rresht per nje ne komente qe do rrezojne ramen,por se si asnjeri nuk e di si do ndodhe,me keta xhihadista nuk ka asnje shans o hijenat e salihut

  7. Lulushin do ta bej Salehu hero te demokracis. ja dhe pak. pastaj do thot e vrau Rama me stilolaps kundratank. Paskesaj Malltezi do behet udheheqesi i ri shpirteror. Koha do ta vertetoj saktesin e parashikimit tim.

  8. keta komentusit e Xenit edhe tekstet i kan fix. strategjin gjithashtu. sulen si qen te terbuar me kontroll remot, me telekomand sa her jepet sinjali. nga argumentat, nga sharjet e ofendimet e nga diarea llogjiko-psiqike jan fix si Salehu. sikur te flas vet ai, nje model, sikur e kan para tekstin e shkrimin. edhe kur flasin per fugen, jan njesoj. O te mjeret ju, lum sala qe ju ka, lum xeni qe ju paguan dhe nje flm te madhe per bashen qe si lider i deshtuar, fale jush e rames, po qendron akoma lider shpirteror. pas dy vjetesh, pasi i monitoroi vet zgjedhjet, u kujtu qe i kan vjedhur zgjedhjet (te gjith e pam fushaten bajat qe beri, qe nuk i vinte as te maja e thoit as nje organizate plackitese si LSI). Po ju o komentus, me shum nga te gjith po ndihmoni Ramen. duke par nivelin medioker e kafsheror te njerezve qe simpatizojn PD (ose paguhen per komente pak rendesi ka), gjith ajo pjes e elektoratit gri, vetem qe te mos vijn keshtu njerezish ne pushtet, ose nuk voton ose voton kunder PD. Ky km karagjoz do ishte ber pjes e historis po te mos kishte perball lulush gjumashin qe trash zerin sikur me qen nga vicidoli po qe ska lidhje fare me personazhin qe aktron.

  9. Lylzimja shkoi per lesh PD eshte shkaterruar tashme si parti.Ky do ishte fundi i partise malokve dhe sigurimit shtetit.beni protesta dhe mbysni njeri tjetrin me leva hekuri keshtu ju pafshim

    1. PD eshte nje parti kurvash dhe shpellaresh.Edi Rama mund te talli karet me keta malok te peshtire,gjithe jeten ne dt 8 qershor do shofim sa i vlen lekura ketyre barboneve

  10. Protestat e opozites deri tani jane fasade..As mish as peshk ! Revolte popullore….?? Revolta nuk behet hajde te mbllidhe ne vundjave per protest, kur nuk ke kemb zyrtari te trembesh me kapsolla..Hajde rrezojme ramen duki i marre lleshajt leje per protestet 1 jave para? Absurd!! Rama rrezohet duke e djek tiranen ne dite pune, kur esht ne zyre. Dhe sigurisht pa i marr leje lleshajt per proteste

  11. ska cfare ben LYLI me nje tufe rjepacakesh dhe burgaxhinjsh,ca malok te dehur e femije rrugac nga familje disfunksionale..vjen kot si pordha neper breke duke ju gezuar nje turme prej 2000 vetesh qe i duket se jane te afte te permbysin qeverine dhe te behet kryeminister.Asnjeher sdo i lejojne shqiptaret keto monstra vrasese dhe hajdute te marrin prap shqiperine peng vetem se do Putini apo beogradi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *