• |
ide | kryesore

VIDEO LIVE/ Nis protesta e opozitës te kryeministria

Lajme, Të fundit



Protestuesit janë nisur nga rrethet për në protestën e madhe të opozitës para Kryeministrisë pasditen e sotme. Protesta pritet të nisë rreth orës 19:15. Disa protestues kanë mbërritur dhe shumë të tjerë janë rrugës.

“Janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 Majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës”, – thanë organizatorët. Folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *