• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë u tha në takimin e Metës me shefin e NATO-s

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg pati një takim në Tiranë edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në njoftimin zyrtar fillimisht ka fjalë të përgjithshme për 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, etj.

Një pikë që bie në sy është ajo e zhvillimeve në rajon dhe sidomos Kosovës ku Meta thuhet se ka veçuar rëndësinë e pranisë së trupave të Aleancës në rajonin tonë si faktor kyç për konsolidimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Prania e NATO-s në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe BE, kontribuon për një mjedis më të sigurt në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, – u shpreh Presidenti Meta. Një tjetër pikë është ajo e kthimit të FSK-së në ushtri, për të cilën NATO ka shprehur rezerva.

“Integrimi europian dhe euro-atlantik përbëjnë të vetmen garanci të besueshme për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe begatisë në rajon, bazuar mbi vlerat e përbashkëta, dhe përparimi në këto organizata ia vlen çdo sakrificë dhe punë të palodhur”, – mësohet të ketë thënë Meta. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Shikoni ju qe vini nga Nato,Brukseli,Austria,Rumania,Bullgaria,etj etj.
    Shfaqja mbaroi. Sipari u mbyll, tani prisni rezultatet te gjithe ju qe tradhetuat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *