• |
ide | kryesore

Analistët e majtë: Cili është rreziku më i madh për Ramën në 30 qershor

Arkiva, Kryesore



Cili është rreziku më i madh i Edi Ramës në këto zgjedhje ku ai po hynë pa konkurentë dhe pa garë? Në ditët e fundit disa prej analistëve më të njohur pro qeveritarë kanë rreshtuar listën e rreziqeve me të cilën do të përballet Rilindja. Dhe gati një zëri të gjithë kanë mbëritur në përfundimin se sfida reale nuk do të të jetë fitimi apo jo i 61 bashkive, por legjitimiteti politik që arrihet vetëm përmes pjesmarrjes sa më të madhe të votuesve.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

“Po të merret parasysh situata elektorale unikale, në të cilën Partia Socialiste u detyrua të garojë e vetme në më shumë se gjysmën e bashkive dhe në gjysmën tjetër do të ketë përballë kundërshtarë të aftë për të mbledhur vetëm disa përqind të votave, nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama do të fitojë në 61 bashki, nga 61. Por ajo që analistët do të shohin një ditë më pas, nuk do të jenë përqindjet e fitores, por numrat e votave të marra” ka shkruar Karlo Bolinio në Shqiptarja.com editorialin me titull: “Çfarë rrezikon Rama (po dhe Basha) nga zgjedhjet pa garë” (Lexo këtu).

“Pikërisht sfida për të bindur shumë njërëz të zhgënjyer nga qeverisja 6 vjeçare shihet edhe nga Skënder Minxhosi si një sfidë e madhe: “A do të jetë në gjendje qeveria që të marrë zvarrë imazhin publik aktualisht jo fort rozë, problemet e skandalet që e kanë shoqëruar këto vite dhe konsumin e një mandati të dytë jo të lehtë, e të shpjegojë bindshëm përtej gjithë këtyre faktorëve, se përse duhet votuar në 30 qershor”?!- shkruan në Javanevs.al në editorialin me titull: “Disa rreziqe që lidhen me 30 qershorin”(lexo ketu)

Nisur nga kjo nevojë për sa më shumë votues Bolino mbërrin në konkluzionin: “Rreziku për Partinë Socialiste, në fakt, është se votat e marra nga kandidatët e saj do të ishin më pak se votat e marra në të njejtat zona në zgjedhjet e vitit 2017, apo në ato vendore të vitit 2015. Edhe pse formalisht pjesëmarrja nuk do të ndikojë mbi legjitimitetin e rezultatit, çdo votë më pak që do të marrë PS, do të kthehet në një argument tjetër në duar të PD dhe LSI për të pretenduar se rezultatet e vitit 2017 nuk ishin reale, se ekuilibrat politikë të vendit kanë ndryshuar dhe se, prej këtej rrjedh që është e drejtë dhe e ligjshme të pretendohen zgjedhje të parakohshme. Pra, protestat do të gjejnë karburant të ri” shkruan ai.

Po në të njëjtin përfundim arrin edhe Minxhozi i cili përcakton testin e bindjes së opinionit publik për linjën politike të Rilindjes. “Nëse PS do të arrijë të marrë jo fitoren e nënkuptuar, por një numër votash të ngjashme me zgjedhjet e fundit lokale, atëhere do të jetë e qartë si drita e diellit se ajo ka fituar edhe moralisht betejën e bindjes së opinionit publik për linjën e saj politike. Nëse në të kundërt pjesëmarrja do të jetë e ulët, kjo do t’i japë hov zërave të opozitës për braktisje të zgjedhjeve nga votuesit. “E patë, jua thamë që shqiptarët janë me ne, edhe ata i dogjën ‘mandatet’ si votues”, ky duket një refren lehtësisht i parashikueshëm në gojën e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës”.

Me sa duket të njëjtiën simptomë shikon si problem edhe Mero Baze. Por pa e përmendur drejt për drejt atë ai sugjeron një zgjidhje se pse votuesit e opozitës duhet të paraqiten në votime për të mos u identifikuar si përkrahës të PD dhe LSI-së. “Identikimi i trupës votuese, do të bëjë që presioni të shkojë direkt tek votuesi dhe kalkuluesit e zgjedhjeve ta kenë më të lehtë dhe me më pak kosto punën e tyre” shkruan ai në gazetan Tema në editorialin me titull: “Zgjedhjet, ku armiqtë e mundshëm janë po socialistë” (Lexo këtu).Dhe duke u nisur nga kjo Baze jep këtë këshillë për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme, po mbi të gjitha votimet e 30 qershorit:  “Ndaj ndoshta do të ishte e zgjuar si taktikë, që PD të bojkotojë zgjedhjet, por zgjedhësit e saj të mos identikohen si bojkotues, por të shkojnë të votojnë si të duan. Të paktën kështu nuk do ta kemi të qartë kush janë votuesit e PD e PS”, shkruan ai.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Kot lodhet ai gerdalla i gjat pasi ne 2017 pjesmarrja ne votime ne rang republike 48% e tashti qa pret ky gerdall super mashtrues, super super hajdut, injorant, perkrahes i oligarkeve, perbuzes deri ne max i shtreses se mesme te varfer, ky duhet te varet ne mes te Tiranes dhe te thahet ne diell per tre muaj rrjesht deri sa ta han sorrat, ket perfundim kan keta diktator.

  2. Perderisa nuk ekziston nocioni “Cuorum” ne Kodin zgjedhor, sado e paket te jete pjesemarrja, votimet quhen te vlefshme.
    Dy gjera do pupulli te cilave ju shmangen horrat e politikes:
    1. Cuorumi mbi 50%
    2 Sistem Maxhoritar qe ne karrigen e deputetit te ulet i zgjedhuri i popullit, edhe jo veglat e kryetareve hajduto-mafioza

  3. Dhe ju mendoni se pak njerez do ta shesin voten per nje dore para o nje thes me miell? Kjo eshte tragjedia e vertete e ketij vendi…eshte e trishtueshme qe shqiptaret shesin te ardhmen e femijve te tyre.

  4. analist quani muq nanon,mingjozin,anila bashen,dritan hilen,rudina gjunglen,mero bazen,dy vllezrit nazarko(KLIQKO),artan hogj tpllumbacin,vangjelin, ,fevziun,patrik sadikun,deri diku zef prqin,lubonjen,andi bushatin etj keta jan ose krymba qenefi negjmije ose tashem disa ne fazen e mizave.keta jan nen produkte te dhjerjeve te stalinit shurrave te milladinit,pordhave te enverit,fendeve te ramizit,pleshtave te spiro koleks,morrave te kristaq rames te gjitha mbeshtjell ne lesh negjmije ku krymb kryesor kan bastardin,kokpalarin,shizofrenin,te droguarin qelbesira RAMAAAAAAA.

  5. Cdo pretence legjitimiteti e Rames ka rene me kohe. Rama eshte i mbyturi qe kerkon dicka mbas te ciles te kapet. Ne e dime qe Rama genjen hapur dhe gatshem, ne e dime se Rama nuk ka me bosht realiteti per reference, prandaj keto zgjedhje nuk duhen lejuar gjalle te ndodhin. Sado te humbase, dhe nuk do te humbase se ka liri te plote te beje cfare manipulimi te doje, Rama perseri do ta nxjerri si fitore sic beri ne drite te diellit me hapjen e negociatave. Rihapja e nje dialektike te tille do te ishte nje katastrofe ne kete thellesi krize qe jemi. Me kete njeri anti-realitet nuk mund te kete me kurre asnje lloj bashkeveprimi shoqeror.

  6. Shume njerez per arsye te ndryshme mund te jene te detyruar te shkojne per te votuar me 30 qershor, por megjithate prap ata e kane vete ne dore si te votojne, pro ose kunder kesaj maskarade, imagjinoni sikur gjysma e votuesve ti veri nje kryq te madh te gjithe fletes se votimit, komisineret do te jene te detyruar ti zevendesojne te gjitha. Edi rama mund ti fitoje zgjedhjet por ai do te mbetet prap me i hunburi sepse nuk e ndryshon dot historine

  7. Ka filluar fushata elektor – hale,
    në fusha e në male.
    do të fitojë Rama, do të tunden malet,
    për të dhe rilindjen, do të shkruajë historia,
    do të rregjistrohet në analet.
    Nepër kazanë bashkë me fekalet.
    Sigurisht, do të ketë edhe rrezik,
    prandaj themi: Rama ik!
    Ka dy ditë që bëra pushim.
    Për ju dhe sojin tuaj Aferim!

  8. baaa sa bukur po e pregatitkan terrenin kta prostituta te ndyra, sikur te qenka e brenda normalitetit qe nje njeri i kapur duke vjedh zgjedhjet te legjitimoheshka me zgjedhje moniste ku kontrollon cdo gje vete. Kta bythqira burra duhet te jene te paret ne litar per gjemen qe i bejne vendit sa here hapin gojen.

  9. Mero propozon qe te blihen prap demokratet per te shkuar ne zgjedhje, qe te rriten numrat dhe te mos dallohen socialistet.

  10. Mos lehni kot , Rama i ka zgjedhjet e fituara…mjafton qe eshte kunder Saliut dhe Metes!

    I gjithe populli do votoje per te!

  11. Sipas Mero anal-istit, opozita duheshka të bëjë thirrje që shqiptarët të dalin në votime se vetëm kështu do të dalë vota e tyre kundër Ramës.
    Një dhelpëri qesharake.
    E para e punës, në fletët e votimit nuk ka asnjë kandidat të opozitës së mirfilltë por vetëm socialistë e disa emra kot “opozitarësh” që nuk i njohin edhe banorët e pallatit ku jetojnë.
    Mero me djallëzi hedh këtë shashkë me shpresën që të shtohet numuri i votuesve, që komisionet një partiake të qendrave të votimit, ti regjistrojnë si vota për PS.
    Objektivi i opozitës është kjartë i lexueshëm.
    Edhe nëse Rama do ta çojë marrëzinë e tij deri në fund për të bërë votime si në kohën e Enverit, ndryshimi do të jetë se ndryshe nga ajo kohë kur njerëzit detyroheshin me dhunë që të shkonin në ato palo votime, jo vetëm elektorati i djathtë por edhe ai i majtë tashmë i zhgënjyer tërësisht me Ramën, nuk do të shkojnë në votime.
    Bile edhe idhtarët e flaktë të Ramës, kryesisht nga bota e krimit, nuk do të shkojnë në votime nga frika e identifikimit në popull.
    Edhe shtresa e nostalgjikëve të diktaturës, shtresa më tru shpëlarë e shoqërisë shqiptare, në këtë situatë të krijuar, do të ketë frikë të ekspozohet si e tillë e do ti ndruhet përplasjes me uraganin e protestuesve.
    Është komentuar se mbi 5 mijë qendrat e votimit do ti kontrollojë policia e Lleshit për të detyruar me dhunë që të dalin në votime.
    Edhe kjo një marrëzi.
    Jam i bindur se edhe pjesa më e madhe e policëve të thjeshtë, që janë po në ato halle si gjithë populli sa i takon varfërisë e padrejtësive, nuk do të votojnë vetë e jo më të detyrojnë të tjerët të votojnë.
    E pra nëse në këto votime pjesmarja do të jetë fare minimale, a mund të dalë Rama e të broçkollisë se mua më ka votuar shumica ?
    Akoma ka nga ata shqiptarë që kanë bindjen se të gjitha fajet i ka Sala , ndonëse ai ka 6 vite që nuk ka asnjë funksion, e medemek meqë janë kundër tij, do të votojnë për Ramën.
    Opozita nuk ka në këto palo votime asnjë kandidat të saj, e me Ramën , qoftë edhe për natyrën e tij arrogante me të gjithë, gjë që e pranon edhe vetë, nuk janë të pakënaqur vetëm demokratët por edhe një pjesë e madhe e socialistëve.
    E kuptojnë “anal-istët” llustraxhij të Ramës që Rama e ka futur veten në nje rreth vicioz e këto votime rrezik të mos kapin as 20 përqindshin e pjesmarjes, prandaj kanë filluar të hedhin “idera” se si ta shpëtojnë Ramën duke bërë thirrje për pjesmarje në votime edhe të elektoratit të PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *