• |
ide | kryesore

Paradoksi i tre ditëve të para të fushatës

1, Ide



Edi Rama po i nxjer bllof përkrahësit e tij mediatikë dhe politikë që profetizonin se refuzimi i opozitës për të hyrë në zgjedhje do shënonte dhe fillimin e fundit të saj.

Për një kohë të gjatë, tërë luzma e një fare që shumohet me shpejtësi në këtë vend, ajo e antiopozitarëve, ka predikuar se mospjesmarrja e pakicës në sfidën e 30 qershorit do e bënte të vështirë rikthimin në sistem, do i mpakte dhe daraviste mbështetësit e saj, do u hiqte atyre pagat dhe favoret e pushtetit lokal, pra, në një finale afatgjatë, do i shfaktorizonte dhe zhvlerësonte ata.

Por, duke u nisur nga vëzhgimi i tre ditëve të para të fushatës së kryeministrit, aty vihet re një paradoks. Ai po bën çështë e mundur për të mbajtur në lojë PD dhe LSI, me çdo mjet dhe me çdo çmim.

Po të analizosh fjalimet e hapjes së fushatës në Tiranë, apo ato në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, më shumë se 80% e kohës së tyre i kushtohet opozitës. Pak rëndësi ka nëse shefi i rilindjes i quan dembelë, frikacakë, shkatërrues, pisanjosë, rëmujaxhinj dhe gomerë, ata janë aty, prezentë më shumë se kushdo tjetër në një fushatë ku nuk marrin pjesë.

Të gjithë ata që kanë pritur injorimin e “vetëshkatërruesve që u larguan në drejtim të paditur”, janë zhgënjyer.

Të gjithë ata që kanë imagjinuar shpërfilljen e atyre që nuk marrin pjesë në garë janë shtangur.

Të gjithë ata që kanë dashur kritikën ndaj rivalëve fallco, kanë mbetur me gisht në gojë.

Të gjithë ata që kanë besuar në një fushatë normale, ku jepet llogari për katër vitet e shkuara dhe shpalosen projektet për mandatin e ardhshëm, janë turpëruar nga ky naivitet i pashoq.

Sepse më mirë se të gjithë së bashku, Edi Rama e di se gjendet në një situatë absurde.

Prandaj ai ka dalë këtë qershor me slloganin më të çuditshëm që mund të jetë dëgjuar në një sfidë elektorale: “ne nuk jemi në një betejë pa kundërshtarë, por në një betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve”.

Pra, edhe në ditët në vijim, ne rrezikojmë të dëgjojmë, qytet më qytet, të njëjtin refren: ofendimet, fyerjet dhe përgojimet për ata që nuk do të jenë prezent në 30 qershor.

Natyrisht e gjithë kjo sjellje bizare ka arsyen e vet.

Ajo vjen sa nga mungesa e bilancit në të shkuarën, po aq sa dhe nga pamundësia për të mbijetuar në të ardhmen pa gjysmën e vet të singjajshme.

Por, pavarësisht këtyre, ajo po konfirmon një suprizë: praninë e plotë të opozitës në këtë proces ku ajo po shkëlqen me mungesën e saj. Dhe një rregull i pa shkruar i politikës ka vërtetuar gjithmonë, se sa më e madhe të jetë prezenca, aq më minimale është mundësia e zhdukjes. Pikërisht kjo po ndodh edhe në këtë fushatë, ku i zënë në hall, Edi Rama po përgënjeshtron profecinë e idhtarëve të vet.

©LAPSI.AL

 



16 Comments

  1. Nje gje eshte e sigurt – Ky kryeminister eshte paranojak!
    (mund te jete edhe skizofren, por nuk jam i sigurt)

  2. Mendo per nje moment sikur te ishte Berisha k/min dhe Rama ne opozite,c’do te ndodhte?Me peshtyme mbas murit do ti piktoronte Berisha te gjithe,do shkarkonte,K/prokuror.President.do shante te gjithe amabasadoret e Amerikes dhe kedo qe do ta quante diktator,por daten e zgjedhjeve,kurre dhe kurre Saliu nuk do ta ndryshonte daten e zgjedhjeve.Nje kriminel,vrases dhe hajdut ky Berishe po e con vendin ne gremine dhe prandaj Shteti Amerikan i ka hequr te drejten e vizes komplet familjes Berisha(perfshire dhendure dhe dashnore),njelloj si Lllales hajdut dhe Vasilit te LSI.Sic duket Rama si idiot qe eshte nuk pjerdh per kertcenimet me therje te Berishes ,i cili ben qe ti futet frika perfshire dhe Bushatin.Kurse Shkullaku eshte ne rolin e balozit.

    1. Epo ja qe Berisha NUK ESHTE kryeminister prandaj dhe ne s’kemi pse tu kushtojme vemendje ktyre fantazive tuaja te semura. Imagjino te mundohesh ende te besh viktimen kur ke gjashte vjet ne pushtet. Saliut i hangret mutin. Jo vetem e bete te paprekshem ligjjerisht, por edhe e relativizuat ne engjell te pagabueshem ne krahasim me ju. Kshtu si po mbyllet ky kapitull Saliu do mbetet kryeministri me i arritur dhe kompetent i tij.

    2. Edhe pas 100 vjetesh ne enderr do ju dale Berisha . Zgjohuni mavi , Berisha politikisht ka vdekur .Jeni ju me ate idiotin qe po mbani peng kete vend .

    3. Ore karo “ballist qe asnjehere nuk liftoi” na trego cfare beri per 6 vjet ku rame ripjedhja.vetem mashtroi vodhi e largoi shqiptaret nga vendi si ne 91′ si ske turp dhe e mbron..turp per Ty e Ripjedhjen tende..

  3. Mitingjet e rams ….. fotot e mitingut duhet ti tregohen shefes ose shefit ndryshe iken sufllaqja e gojes. Si ne kohen e saliut. Njesoj. Pse kaq mjerane o shqiptare. Ju iku jeta me sufllaqe.

  4. Fjalimet e Rames jane pertej strategjise. Reflektojne gjendjen e tij te brendshme te frikes nga opozita, gje qe eshte krejt normale dhe njerezore. Qofsha i gabuar por duket si lufte per jete a vdekje.
    Edhe rama ne keto kushte nuk ka nerva me be gallate me kandidatet farse te Patozit, apo njerezit ne parlament. Kjo nuk do kishte ndonje vlere. Ai e di mire se kjo fushate pavaresisht cdo gjeje nuk do marre legjitimitet. Fushata ngjan si vaki, pavaresisht gaztoreve te paguar.

  5. Ne 85 e ke mesuar historine? Gjynah i shkreti, ballistet hanin pula, e? Si te filmi Tomka….
    Po partizanet? Vrisnin dhjetera e qindra gjermane?
    Pastaj Komandanti ta shkerdheu mamane

  6. O Taip ,ne 2029 Shteti Amerikane i hoqi vizen Familjes Berisha si”

    person non grata’. Per korrupsionin dhe pastrim parash.Pritet Meta si hajdut qe ti hiqet viza.Kjo eshte Amerika.

    1. BERISHAAAAAAAAAAAAAAAAA ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,SLALAAAAAAAAAAAAAAA,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,YTTTTTTTTTTTTTTT

  7. Rama duhet me ju bo respekt maximal ,gjith anal ista xhenerik pompistave qi nxorren opoziten rrugore nga skena politike dhe i dhan mundsi rames t fitoj 2021 ,2025.

  8. Andi, bej edhe nje shkrim per rrenimin moral te nje kategorie bythelepiresish te cilet pasi paguajne personalisht haracet qe u ve qeveria si taksa per PPP-te super hajdute, cmimin e larte te energjise, taksat e rrugeve, shendetin dhe mashtrimet e panumerta te kesaj bande ne pushtet, shajne Berishen dhe opoziten duke kopjuar liderin e tyre skizofren dhe kjo i ben te ndjehen me mire dhe superiore ndaj atyre qe, njelloj si ata vete, vuajne pasojat e shtriganeve ne pushtet. Pra, morali baraz me nje privilegj apo nje “sufllaqe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *