• |
ide | kryesore

Arratisja nga burgu, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Lajme, Të fundit



Katër shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Greqi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Shqiptarët u arratisën nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë.

Ndërkohë, mësohet se dy prej tyre janë arrestuar përsëri, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati. Njëri prej tyre u arrestua rreth orës 07:20, ndërsa një tjetër ra në pranga të autoriteteve helene pak orë më vonë. Dy prej tyre janë indentifikuar si Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani.

Shqiptarët u arratisën rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës në burgun e transferimit në Athinë, pasi ishin larguar nga burgu i Koridhalosë për shkak se kishin sulmuar të burgosurit e tjerë.

Ata akuzohen për grabitje dhe vrasje në tentativë, ndërsa njëri prej tyre rezulton i dënuar me burg të përjetshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *