• |
ide | kryesore

Basha në Gjermani, takime në grupin e CDU/ CSU

Lajme, Të fundit



Angazhimi i Gjermanisë ndaj perspektivës Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i BE, strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë temat në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, ku po merr pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në konferencën dy ditore janë angazhuar personalitete të larta të politikës, ekonomisë dhe diplomacisë gjermane.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha do të diskutojë së bashku me anëtarë të grupit parlamentar CDU/CSU sfidat dhe mundësitë lidhur me procesin e integrimit te Shqipërisë në BE si interesi më madhor i çdo qytetari shqiptar.

Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU.



7 Comments

  1. I bere financat e pd rrush e kumbulla,o loqe qe kurre nuk u poqe lulu,sa ne hollande sa ne gjermani per cfare,rruge me arka bosh o lulu

      1. si muhabeti i Trump. Erdhi Trump, erdhi Trump, do heqi Ramen e do vej Bashen thoshin atehere. Trump kastravecin. Ca i keni keto mentalitete fshataresh. ne vendet e zhvilluara shtetet kan programe afatgjata ne politiken e jashtme dhe individi nuk ka rendesi fare perpara programit afatgjat. ne qe jemi mesuar me lidera shirteror i japim rendesi individit.

  2. prandaj kishte flamuj gjerman ky ne protesten e fundit. bythlepires i felliqur. vetem ne zihemi me njeri tjetrin e presim qe te huajt te na ndajn e te mbyllin muhebetin. te huajt tregojn barsaleta per politikanet tane. normale, po nuk pate respekt per veten mos prit te ket tjetri respekt per ty.

  3. Per kater muaj qe lulu eshte ne proteste plus vizita jashte,plus vajtje ardhjet ne hollande I kane kushtuar financave te pd deri tani 87 milion euro pa llogaritur parate e ruseve,kush do mbaje pergjegjesi per keto para te shpenzuara

  4. Lyli u bo tre muaj qe bo turizen neper europe e sja ka hap njeri deren deri tani.
    As ne Hollane, as ne Angli, as ne Gjermani. Lyl Hamzai vetem hedh helm per situaten ne Shqiperi dhe kujto se fiton nonji gja po qe se Shqiperia nuk fillon procedurat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *