• |
ide | kryesore

Bjondja sexy e Champions merr një dhuratë nga Uefa

Sport, Video



Kampionët e Europës të Liverpool kanë bërë paradën e Champions League nëpër rrugët e qytetit duke festuar me një det tifozësh të kuq, por fituesja e vërtetë e mbrëmjes në Wanda Metropolitano është Kinsey Wolanski, femra që në fillim të ndeshjes u fut në fushë me një kostum banje sexy, që mbeti e fiksuar në mendjen e tifozëve më shumë se golat e Salah e Origi. Pas invazionit të fushës, personeli i sigurisë e ka shoqëruar modelen jashtë stadiumit (ajo ka dokumentuar gjithcka në rrjetet sociale) e pastaj Uefa i ka dërguar… një dhuratë.

E ka bërë publike vetë Wolanski, që ka postuar një video në profilin e saj Twitter ku tregon një nga suvenirët klasikë që Uefa i dhuron tifozëve më të famshëm në mbrëmjet gala. Bjondja e fitoi atë në mbrëmjen ku u bë vetë protagoniste: “Një djalosh i dashur që punon për Uefa më dha këtë suvenir në aeroport”, është komenti i fotos.

Nuk dihet ende nëse punonjësi i UEFA-s e ka bërë dhuratën me dëshirë spontane, apo ishte përzgjedhje e Uefa, por edhe nëse është kështu nuk ka asgjë për tu cuditur: është e pamohueshme që ndërhyrja hot e Kinsey Wolanski (në 24 orë ndjekësit e saj në Instagram kaluan nga 300 mijë në 2 milionë) bëri që të flitej për ndeshjen në të gjithë botën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *