• |
ide | kryesore

Ekzekutohet para shtëpisë politikani i Merkel në Gjermani

Planet



Walter Lubcke, kryetari i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Policia gjermane ka përjashtuar mundësinë që anëtari i partisë së Merkel, CDU, të ketë vrarë veten, por deri më tani autoritetet ende nuk kanë një pistë konkrete për vrasjen e tij.

“Ende nuk kemi të dhëna për autorët dhe mbi të gjitha asnjë motiv”, – tha shefja e zyrës së krimeve, Sabine Thurau.

Résultat de recherche d'images pour "Walter Lubcke"

Prokurorët kanë refuzuar që të jepnin më shumë informacione, por thanë se arma e përdorur për vrasjen e politikanit është një armë me rreze të shkurtër. Që do të thotë se 65-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afër me plumb në kokë.

BBC raporton se Walter Lubcke kishte marrë kërcënime me vdekje pasi kishte dalë në mbështetje të refugjatëve në Gjermani dhe ishte shprehur publikisht për t’u ofruar atyre strehim. Pas këtyre kërcënimeve, atij iu afrua mbrojtje personale dhe pas këtyre masave ai nuk ishte kërcënuar më. Ndërkohë, policia ka rrethuar banesën e politikanit dhe ka marrë në mbrojtje familjen e tij./ Opinion.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *