• |
ide | kryesore

ERTV tallet me raportin e BE për prokurimet publike

Arkiva, Kryesore



Sot në televizionin privat të kryeministrit u shfaq drejtoresha e Agjensisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta. Krejësisht e panjohur për publikun e gjërëm ajo që kryeson institucionin më okult të shpërndarjes së parave nga Edi Rama tentoi ta bëjnë në ERTV të zezën të bardhë (Intervista video oshte).

Kashta komentoi pjesën e Progres Raportit të bërë publik disa ditë më parë, ku me gjithë nonat positive për Shqipërinë, sektori i prokurimeve ishte më i kritikuari.
Por megjithëatë drejtoresha, pa iu dridhur qerpiku, nuk përmendi asnjë kritikë vetëm se i kumtoi publikut se raporti theksonte “transparencën”, “efikasitetin” si dhe faktin që të gjitha procedurat zhvillohen elektronikisht.

Por e vërteta është kejtësisht e kundërta. Duke parë këtë intervistë të pazakontë ku Redia Kashta lexonte në letrën e shkruar që kishte përpara, Lapsi.al iu kthye edh njëherë progress raportit 2019, për të parë atë që shkruhet aty.

Raporti thotë se mbështetja gjithnjë e më shumë në projektt e partneritetit publik privat përbën rrezik fiskal. Për më tepër, thekson raporti, pjesa më e madhe e kontratave PPP janë përzgjedhur në bazën e ofertave të pakërkuara, çka redukton konkurencën në prokurime. Shumica e kontratave ekzistuese të PPP janë përzgjedhur në bazë të propozimeve të pakërkuara, të cilat reduktojnë konkurrencën në prokurime. Raporti vlerëson rishikimin e legjislacionit për kufizimin e projekteve të pakërkuara. Megjithëse legjislacioni i prokurimit kohët e fundit është përmirësuar, zbatimi i prokurimit publik ka mbetur i mangët dhe vazhdon të perceptohet si jo transparent, thuhet në raport.

Për këto proceduar që përpos BE janë fshikulluar edhe nga FMN dhe Bannka botërore, drejtoresha kashta nuk thaa një fjalë.

Ajo u shfaq në ERTV për ti thëënë shikuesve krejt të kundërtën e asaj që ka shkruar BE duke dëshmuar se kjo media nuk është ngritur për të luftuar vetëm “kazanët mediatikë” dhe makinerinë e baltës së opozitës, por njëkohësisht edhe institucionet ndërkombëtare që i shkojnë ndesh.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ka nja 8 vjet qe flitet per hekurudhen tirane-rinas-durres, pra per rreth 25-30 km.
    Pse nuk del qeveria te na sqaroj pse u shty kaq shume, te na thote te verteten kush eshte oligarku qe e beri zullumin dhe qe BERZH u terhoq per te disaten here.
    Te dali te na sqaroj qeveria, ashtu sic doli e na tha se do riparohet ndricimi i autostrades deri ne Vore , dhe si perfundim…..shikojeni kur te kaloni…

  2. Nuk eshte sistem okult ai qe drejton kjo. Kjo pershesh ha ne pergjithesi. Vetem publikon cfare i sjellin tjeret. Maksimumi keput ndonje gjobe punonjesve fakire qe shkelin ligjin me urdher te shefit, apo perjashton nga tenderat firmat fakire, qe kane xhiro vjetore sa nje dreke e Rames. Sigurisht qe ka nje fare diskrecioni per vendosje gjobash ne kembim te “aministise'” per ca firma te mesme qe nuk i prishin pune Rilindjes.
    Mamutheria e korrupsionit ndodh tek KPP-ja. Shikoni raportet e KLSH se cfare tmerresh ndodhin atje. Ai eshte organi i vertete vendimarres per pune tenderash dhe sipas gojeve te liga drejtohet me dore te hekurt nga Don Agacio i kryeministrise.

    1. O ju qifsha ERtv bashke me ate karin dhe kete kurven qe dalin ketu..

  3. Zonja Kashta po si ka mundesi qe keni marre vletesime pozitive kur ne 3 tenderat per 3 lotet e unazes se Re kompania e dyte ne gare futet me vlere 0 lek ne preventiv ,dhe normalisht garden e fiton komania e pare me vlere max.Por me bukura eshte qe qe nje nga kompanite qe fitoi tenderin ezultoi fantazem.Kjo do te thote se durimi me keta e ka kaluar cakun.Genjeshtra eshte e vertete!!!!Ç’are do qe te te bejne o Edi Rama????Zgjidhe vete si e meriton…Shume shpejt e ke fundin.

    1. Nuk ka lidhje me kashten unaza. Dy kompanite e perfshira i ka perjashtuar per 3 vjet. Kaq ka ne dore Kashta. Te tjerat jane per prokurorine. Kashta duhet te jete e mire si profesioniste se edhe doktoraturen ne kete fushe e ka, dhe e ka serioze.

  4. Ne pergjithesi kashta eshte bar (ose jonxhe) i thate. Dmth me pak fjale gjo e thame prej perenise. Imagjinoni tani ca ndodh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *