• |
ide | kryesore

Gjermani, kabineti i kancelares Merkel në rrezik kolapsi

Planet



Partia e koalicionit qeverisës me bazë të gjerë në Gjermani, SPD, po zhvillon takime të shpeshta për të diskutuar mbi krizën e lidershipit, pas dorëheqjes nga detyra të kreut të socialdemokratëve, Andrea Nahles. Në qarqet mediatike dhe në radhët e të majtëve të qendrës, qarkullon hipoteza se drejtimin e SPD-së do ta marrë një grup prej tri deputetësh, deri në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas mediave, politikanët e propozuar shërbejnë aktulisht në detyra të rëndësishme në 3 lande të ndryshme të Gjermanisë. Bëhet fjalë për Manuel Schwesig e landit të Meklenburg-Pomeranisë, Malu Dreyer në Renani-Pfalc, si dhe për kreun e degës së landit të Hesenit, Thorsten Schäfer-Gümbel.

Nahles u dorëhoq zyrtarisht të hënën si kryetare e SPD-së, e cila u rendit si forcë e tretë në zgjedhjet evropiane të fundmajit. Nahles ishte kritikuar për qëndrimin në koalicion me kristiandemokratët e Merkelit. “Diskutimet brenda Parlamentit dhe vlerësimi nga partia më kanë treguar se nuk e kam më përkrahjen e mjaftueshme për të vazhduar me detyrat.”- shkruhej nga Nahles në një deklaratë për shtyp pas dorëheqjes.

Formatimi i kryesisë së socialdemokratëve, mund të ketë impakt negativ edhe në kabinetin e udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel, duke patur parasysh vështirësitë e shumta të krijimit të një qeverie koalicioni pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit të vitit 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *