• |
ide | kryesore

Haradinaj: Gati për marrëveshje me Serbinë, por me kufijtë aktualë

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në takimin e zhvilluar me këshilltarët diplomatikë të presidentit francez, Emannuel Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, tema kryesore e tryezës së diskutimit ishin punimet e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për Samitin e radhës, të planifikuar të mbahet në Paris më datë 2 korrik. Në një postim të publikuar në “Facebook”, kreu i ekzekutivit të Kosovës njofton se gjatë takimit ka shprehur gatishmërinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë.

“Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”- shkruan Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *