• |
ide | kryesore

Haradinaj: Jemi për marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke ruajtur kufijtë aktualë

Lajme



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në rrjetet sociale se ka pritur sot një delegacion nga Gjermania e një nga Franca.

Haradinaj është shprehur se Kosova është për marrëveshje gjithëpërfshirëse, gjithashtu edhe për njohje reciproke me Serbinë duke ruajtur kufijtë aktualë.

“Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”, shkruan Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *