• |
ide | kryesore

Hematoma në trupin e gruas… Policia kërkon Neymar në grumbullimin stërvitor të Brazilit

Sport



Zhvillime të reja mbi çështjen Neymar. Braziliani është akuzuar për përdhunim nga një grua dhe për t’u mbrojtur ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të bisedave me të për të treguar se ajo që ka ndodhur ka qenë në dëshirën e të dyja palëve. Lëvizje që rrezikon të komplikojë pozicionin e tij, mbi të cilin tani rëndon edhe akuza për “krime informatike”. Policia federale i ka dorëzur një akt përmes të cilit i kërkohet të paraqitet të premten për të dhënë versionin e tij të fakteve.

Ndërsa ditët kalojnë, çështja Neymar bëhet gjithnjë e më e komplikuar duke mbërritur edhe në tërheqjen stërvitore të Brazilit. Një delegacion i seksionit kompjuterik të Policisë së Shtetit të Rio u paraqit sot në tërheqjen stërvitore të Seleçao, në Granja Comary Granja të Teresopolis, dhe dorëzoi një njoftim për paraqitje për Neymar, i cili firmosi dokumentin. Sipas dokumentit, O Ney duhet të paraqitet në një komisariat policor të premten për të ofruar versionin e tij në lidhje me hetimin që ka nisur ndaj tij për përhapjen në Instagram të imazheve intime të gruas që e akuzoi për përdhunim.

Veprim që mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë Neymar. Në Brazil, në fakt, legjislacioni konsideron se përhapja e “skenave të seksit, lakuriqësisë ose pornografisë” që kryhet pa pëlqimin e personit të paraqitur përbën një krim, i dënueshëm me 1 deri në 5 vjet burg.

Një situatë shumë delikate për të cilën edhe Tite ka folur me rezerva. “Është një çështje personale – shpjegoi trajneri i Brazilit -. Duhet kohë që të japim një gjykim mbi këto fakte”. Me çështjen po merret edhe Federata e Futbollit të Brazilit, e cila kërkon sqarimin e shpejtë të situatës. Seleçao do të angazhohet në Porto Alegre të premten në miqësoren përgatitore për Kupën e Amerikës të dielën kundër Hondurasit.

Hematoma në trupin e gruas

Ekzaminimi mjekësor të cilit iu nënshtura akuzuezja e Neymar, zbuloi hematoma në trupin e saj, si dhe shenja të stresit post traumatik, sipas informacionit të lëshuar sot nga mediat braziliane. Sipas denoncimit të 27-vjeçares, identiteti i të cilës nuk u zbulua, Neymar dyshohet se e ka përdhunuar në një hotel në Paris më 15 maj. Në ekzaminimin mjekësor, të kryer më 21 maj, është shkruar që gruaja paraqet “dhembje, humbje peshe, ankth, probleme stomaku pas stresit dhe hematoma të shkaktuara nga goditjet në këmbë dhe vithe”. Sipas portalit të lajmeve Uol, lidhur me gazetën Folha de Sao Paulo, ekzaminimi mjekësor u krye “në një spital prestigjioz”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *