• |
ide | kryesore

Ideja e Plasarit: Qeveri me kontratë, jo me mandat 4-vjeçar

Lajme, Të fundit

Studiuesi i njohur, profesor Aurel Plasari ka hedhur një ide të re, të padëgjuar më parë në politiken shqiptare. Duke iu referuar situatës aktuale, ai tha në emisionin “A show” në News24 se mandati i maxhorancës që fiton zgjedhjet nuk duhet të jetë për 4 vjet, por të nënshkruhet një kontratë tek Presidenti dhe nëse nuk mban premtimet e bëra në fushatë duhet të ikë.

“Unë mendoj se ajo e 4 vjetëve duhet të ndryshojë, me korrigjimin e legjislacionit të zgjedhjeve duke kërkuar që gjithçka që premtohet në propagandën elektorale të jetë kontratë dhe të nënshkruhet diku.

Të nënshkruhet aty ku merren portofolet, tek Presidenti. Çdo gjë që e justifikojnë me propagandë elektorale, por që janë premtime për të cilat elektorati iu jep votën duhet të jetë e sanksionuar në një kontratë. Të jetë një kontratë e nënshkruar.

E kam kërkuar votën 1-2-3-4-5 premtime, afatet për to, marzhin e afateve por që kanë një kriter deri ku shkon. Zotëri ti ke shkelur këtë kontratë, ja ku janë argumentet e nuk presim 4 vjet. Ku ka më supermetodë që të premtosh e të mos i bësh. Kjo është akademike, ky lloj abuzimi me marrjen e votave.

Të marrësh votat me diçka që nuk e bën. Nuk ka vjedhje më të sofistikuar dhe më të hapur se kjo. Le t’i hapin gazetarët, ka thënë që do t’i bëjë rrugët me pagesë, jo nuk ka thënë”, – tha Plasari që shprehu bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure sepse aventurat për të bërë diçka që nuk është bërë të japin një lloj kënaqësie. Të futem në histori se bëra një palë zgjedhje pa opozitën… Ka shumë gjasë që edhe të bëhen. Kjo e thellon procesin e konfliktit social e politik. Se deri kur mund të shkojë ky konflikt, rëndësi ka që kjo ngjarje do zgjidhet” – tha Plasari. ©LAPSI.al

15 Comments

  1. Ekzakt,kontratë si ne çdo profesion.Nuk bere normen,largohu.
    Mosbajtja e premtimit ne politike,eshte nje mashtrim qe ka kosto te madhe.
    Ardhja ne pushttet e nje force politike,i kushton miliona Euro takspaguesve shqiptare,
    prandaj,mosmbajtja e premtimit(mashtrimi)duhet ndeshkuar.Edvin D’Rama,qe vetem
    ka mashtruar qe ne momentin qe u angazhua ne politike,duhet te denohet me burg te perjetshem,
    por me pare duhet te ktheje Leket e vjedhura.

  2. Po shoh se paskan dale plot zagare te Rames a Velise e plehrave te tjere qe ju shkojne pas e qenkan terbuar ndaj argumentit te profesor Plasari.
    Po pse jane terbuar kaq teper cfare po kerkon ai. Thjeshte kerkon ata qe marrin pushtetin te vihen para pergjigjesise nese nuk mbajne pergjegjesi, po na kthehen ne perbindsha qe vetem na vjedhin taksat. Nuk e paska bota, e as Greket e lashte, kujt i rruhet? Shyqyr qe doli nje Shqiptar per te sjelle nje risi nga e cila mund te mesoje edhe bota, sepse edhe ne Perendim ndodhin fenomene te tilla.

    Imagjino nje shkerdhate plehre qe ska lexu nje faqe libri ne jete te vet i flet njerit prej intelektualeve me te rendesishem qe ka Shqiperia, nje njeriu qe nuk eshte perlyer ne asnje pisllek me gjuhen e nje rrugaci te rendomte. Ju fshifte kolera o ndyresira, o vemje, o kancer i ketij populli.

  3. Kisha kohe qe nuk kisha degjuar nje intelektual ti bente nje analize kaq te holle te bukur te thjeshte per tu kuptuar nga te gjithe Ku jane te tjere qe flene turp per ta kur vendi yne ka kaq shume nevoje ,por ka nga ata qe vijne dhe marrin celsat e shteppise dhe nisen ne drejtim te ditur Turpi eshte per ta Te faleminderit Z Plasari me bere te ndjek edhe ne ritrasmetim Flm edhe njehere

  4. Morrat e kuq nuk duan norme dhe pergjegjesi. Duan te pasurohet vetem elita e piramides. Me trafiqe prostitucion e droge me traun gjithmone lart te doganave .Populli po te doje le te ike.
    Aman mos e mbyllni deren e Italise tha nje budalle ne kurbin. Cfare turpi.

  5. Jam i bindur se çfardo sistemi qeverisesh te vendoset ne Shqiperi, shqiptaret do abuzojne me pushtetin. Jam per nje sistem politik kufizues ne kohe dhe ne pikat qe flet Z Plasari, pra ne nje kontrate qe duhet zbatuar ne te kunderten nuk duhet te qeverisesh, Nuk jam qe rolin e gjykuesit te kryeministrit ta beje Presidenti duhet zgjedhur nje grup gjykuesish (pleqesi), kjo forme besoj se do zvogloje prrirjen per abuzim me pushtetin.

  6. Plasar I paske bere zigurin dhe zanen te masturbohen brenda bodrumeve te shqupit,plasari kishte biseduar me salihun dhe ky eshte dakort,por vete ky plasari cfare beri per vitet ne bibloteken kombetare e dini ju zana dhe zigur,dy ZZ i interesante

  7. po te kishte shqiptari mend ne koke do ti ndeshkonte me vote si ne greqi. Po ja qe nuk ka. Shqiptari duron, duron i ngrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu